Flash

Celibashi kapet mat/ Vota e emigrantëve në duart e komisioneres së PS (VIDEO)

Lapsi.al 7 May 2025
Celibashi kapet mat/ Vota e emigrantëve në duart e komisioneres

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin Kafe Shqeto në Syri TV, ku foli për procesin zgjedhor dhe veçanërisht për votën e diasporës.

Gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri, Celibashi u përpoq të mohojë çdo ndikim apo përzgjedhje politike në emërimin e përgjegjëses në KQZ për menaxhimin e votës së emigrantëve, përkundër faktit se ajo ka qenë më parë komisionere e Partisë Socialiste, dhe se bashkëshorti i saj është krijuesi i platformës “Aktivisti”, një mjet propagandistik i rilindjes.

Kjo përbërje ka ngritur dyshime të forta për konflikt interesi dhe ndikim politik në një nga proceset më të ndjeshme të zgjedhjeve, siç është administrimi i votës së shqiptarëve jashtë vendit.

Debati me pyetjet dhe përgjigjet e Celibashit në Syri Tv

Flavio Qarri: A ka qene personi J.J komisoniere e PS?

Ilirjan Celibashi: Po, po. Eshtë ka qenë. Kam qene ministër i qeverisë Rama.

Flavio Qarri: Po ju me thatë ‘Zero’, tani me thoni që ka qenë.

Ilirjan Celibashi: Jo jo. Po e dini ju sa ka aty që kanë qenë komisionerë të PS-së, PD-së, PR-së dhe të angazhuar.

Flavio Qarri: Sa ka nuk e dimë. Tani nga zero u bë një. Nëse të them se bashkëshorti i saj ka barë platformën “Aktvisti”. Behet një a po dy…

Ilirjan Celibashi: Jo, ky është spekulim. Se jam interesuar edhe për këtë gjë. Pyetja nuk ka të bëjë me atë se çfarë ka bërë. Pyetja ka të bëjë me atë se çfarë bën.

Flavio Qarri: Aktivisti vazhdon të jete platformë aktive, nga zero kalim tek 1.2 tani.

Ilirjan Celibashi: Je duke spekuluar tani. Pyete se çfarë bën. Se çfarë ka bërë…

Flavio Qarri: Nuk gjetët. Ka aq shumë komisionërë PS sa nuk gjetët dikë që të ishte i baraslarguar.

Ilirjan Celibashi : Atë nuk e ka sjellë në punë PS. Atë e ka rekrutuar KQZ. Dhe nuk ka ardhur aty me rekomandim të PS. Është spekulim i atyre që për arsye të ndryshme

Flavio Qarri: Thelbi është nëse e ka harruar zonja që ka qenë komisionere e PS. Çfarë garancie me jepni ju mua?

Ilirjan Celibashi: Çfarë garancia shikon ti që unë kam qenë ministër i Edi Ramës.

Flavio Qarri: Unë nuk shof asnjë garanci. Kjo më tmerron.

Ilirjan Celibashi: Atëherë mos shiko garanci edhe për atë dhe për këdo tjetër që mund të ketë patur në një moment të caktuar një angazhim politik.

Flavio Qarri: Na garanton sistemi, zoti Celibashi.

Ilirjan Celibashi: Garantojnë edhe njerëzit se kështu sistemi nuk ekziston. Për ta përmbyllur këtë pjesën e integritetit të KQZ, tej asaj që një pjesë jo e vogël kanë ato dyshimet që kanë, Është institucioni që është i baraslarguar nga çdo interes politik. Unë nuk kam dyshime që çfarë ka bërë dikush në karrierën e tij politike. Edhe nëse në një moment të caktuar do të gjendej në një moment që duhet te jete mbi palët…

Të këshilluara

LDK propozon qeveri tranzicioni në Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar qeveri të transicionit me të gjitha partitë shqiptare. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media...

15:25

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI