Flash

Nën masa të rrepta sigurie, materialet zgjedhore mbërrijnë në qarkun e Korçës

Lapsi.al 6 May 2025
Nën masa të rrepta sigurie, materialet zgjedhore mbërrijnë

Mbërrijnë në qarkun e Korçës materialet zgjedhore, nën masa të rrepta sigurie, shoqëruar nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë.

Materialet zgjedhore po shpërndahen në të gjitha KZAZ e qarkut të Korçës. Kujtojmë që në qark ka 7 KZAZ, 2 bashkia e Korçës dhe 5 të tjera të shpërndara në bashkitë e qarkut.

Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, policia do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre në oraret e përcaktuara nga autoritetet deri në momentin e shpërndarjes në qendrat e votimit.

Mondi Mekolli, kryetar i KZAZ 70 (Pogradec) : Sapo kanë mbërritur kutitë e materialeve zgjedhore nga KQZ, KZAZ 70 bashkia Pogradec. Është plotësuar me të gjithë anëtarët e KZAZ, pritet që të evidentohet për 160 QV dhe ditën e shtunë sipas ligjit, do nisë shpërndarja e materialeve zgjedhore. Janë ngritur nga KZAZ Pogradec komisionerët e QV, të cilët do të paraqiten ditën e shtunë për të marrë kutitë e materialeve. Në Pogradec janë po të njëjtat QV që kanë qenë edhe vitet e tjera.”

Lexo më tej: Parandalimi i krimeve zgjedhore, SPAK dhe BKH takim në Prokurorinë e Elbasanit 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI