Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ish negociatori i Ramës, Zef Mazi hedh poshtë propagandën me pashaportën e BE

Lapsi.al 6 May 2025
Ish negociatori i Ramës, Zef Mazi hedh poshtë propagandën me

"Nuk mundem ta kuptoj se nga buron emtuziazmi për mbylljen e negociatave dhe për pashaportën evropiane". Si çdo njeri racional edhe ish-kryenegociatori i Edi Ramës për bisedimet me Bashkimin Europian, diplomati Zef Mazi, e ka hedhur poshtë propagandën e kryeministrit gjatë fushatës elektorale. Hapja e kapitujve "nuk është e njëjta gjë" me mbylljen e tyre. Shqipëria deri më tani nuk ka mbyllur asnjë tha ai në një intervistë për BIRN.

"Mali i Zi kishte hapur 32 kapituj në vitin 2012, 13 vjet më vonë, në vitin 2025, Mali i Zi ka qenë në gjendje të mbyllë vetëm pesë kapituj, nëse nuk gabohem", tha Mazi gjatë intervistës.

"Prandaj, nuk mund ta kuptoj se nga vjen entuziazmi retorik i mbylljes së negociatave në vitin 2027 ose i dhënies së pasaportave të BE-së. Sado që do të doja t'i shihja gjërat në një dritë tjetër, kjo duket më shumë iluzione sesa realiste."

Qeveria ka reklamuar hapjen e 16 nga 35 kapitujve negociues që nga viti 2022, por ish-diplomati Zef Mazi, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në në vitet 2020-2022, tha se hapja e kapitujve "nuk është e njëjta gjë" me mbylljen e tyre. Shqipëria deri më tani nuk ka mbyllur asnjë.

"Jam shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për këtë, veçanërisht duke qenë i vetëdijshëm për rrethanat dhe situatën brenda BE-së dhe skepticizmin e disa shteteve anëtare të BE-së në lidhje me Ballkanin Perëndimor në përgjithësi", tha Mazi.

Ai po ashtu rrëzoi propagandën e Ramës se integrimi është çështje e një partie.

“Integrimi në BE nuk është çështje partie, por çështje vendi”, tha ai.

“Kur një vend bëhet shtet anëtar, në tabelën e emrit nuk shkruhet ‘Partia Socialiste’ ose ‘Partia Demokratike’, por emri i vendit. Pjesa tjetër është PR dhe fushatë.”

Burimi BIRN

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI