Flash

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Daily Mail zbulon skemën: Përkthyesja shqiptare ndihmon emigrantët të dalin nga burgu

Lapsi.al 5 May 2025
Daily Mail zbulon skemën: Përkthyesja shqiptare ndihmon

Daily Mail” ka bërë një investigim se si përkthyes të Ministrisë së Brendshme Britanike janë përfshirë në një skemë fitimprurëse për të nxjerrë emigrantët e paligjshëm nga paraburgimi, kryesisht shqiptarë.

Ata kërkojnë 3 000 £ për të vepruar si dëshmitarë me qëllim gënjimin e gjykatës dhe për të siguruar lirimin me kusht të shqiptarëve të kapur duke hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me pasaporta të falsifikuara me gomone apo me kamionë të vegjël. Garantuesit e rremë u premtojnë gjykatësve se emigrantët do të shkojnë në shtëpitë e tyre nëse lirohen.

Në realitet ata nuk kanë lidhje me të paraburgosurit në emër të të cilëve dëshmojnë dhe janë të lumtur që ata të jetojnë kudo. Për këtë arsye Mnistria e Brendshme Britanike ka nisur një hetim urgjent.

Në rrjetën e gazetarëve të “Daily Mail” ka rënë edhe një përkthyese shqiptare e quajtur Eglantina Legisi. Ajo është një përkthyese e pavarur që është e angazhuar në agjencitë e përkthimit që punojnë për Ministrinë e Brendshme, gjykatat, policinë dhe për një avokat të përfshirë në raste imigracioni.

Ms Legisi, who herself arrived in the UK on the back of a lorry, appeared on primetime TV in her homeland to criticise the treatment of Albanian migrants in the UK - even as she plotted with our reporter to dupe the British authorities

Gazetarët e maskuar si emigrantë e kontaktuan atë në 3 mënyra të ndryshme dhe ajo doli garantë t’i ndihmonte. “Daily Mail” shkruan se vetë përkthyesja kishte shkuar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar e kontrabanduar në pjesën e pasme të një kamioni pasi kishte përdorur një pasaportë të falsifikuar për t'u arratisur nga Shqipëria.

Freelance Home Office translator Eglantina Legisi told an undercover reporter that for £3,000 he could hire 'fake guarantors' to lie to judges and vouch for immigrants during bail hearings

Ajo i tha gazetarit të maskuar të Daily Mail, i cili u paraqit si mik i një shqiptari në paraburgim pasi u kap duke hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, se për 3000 £, plus 1000 £ për garantin, ajo mund të punësonte një përkthyes tjetër që punonte për Ministrinë e Brendshme për të dalë si garant.

Ms Legisi met our undercover reporter, who posed as the friend of an illegal immigrant who needed a guarantor for a bail hearing, near her home in South East London

Legisi e siguroi gazetarin që të mos "frikësohej" për zbulimin e mashtrimit, duke thënë se ajo dhe avokati do t'i informonin ata përpara seancës dëgjimore për lirimin me kusht dhe se do t'u bëheshin vetëm disa pyetje themelore në seancë. Për sa kohë që ai lirohej me kusht pa ndonjë masë shtrënguese, ai mund të jetonte kudo dhe të punonte “në të zezë”.

Ajo tha se avokati të cilit do t'ia referonte çështjen e dinte se ata do të përdornin një garantues të rremë. Gazetari i maskuar ngriti 3 herë shqetësimin se ai dhe garantuesi nuk kishin asnjë lidhje, por ajo e siguroi për gjithçka.

Ms Legisi said the scam was '100 per cent successful' because her work translating for the Home Office, police and the courts meant she knew ¿everything¿ about how the immigration system worked from the inside

Daily Mail shkruan se kanë qenë 12 800 shqiptarë që kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar duke shkelur rregullat e lirimit me kusht midis janarit 2022 dhe majit 2023. Pas publikimit të shkrimit, Legisi iu përgjigj “Daily Mail” duke mohuar se ajo personalisht kishte fituar para nga gjetja e garantuesve.

Ms Legisi responded to three posts requesting bail guarantors on Facebook groups set up for Albanians in the UK

“Unë nuk kërkova para. Nuk e kam bërë kurrë për para. Thjesht i ndihmoj ata” - tha ajo. “Unë mohoj kategorikisht se kam sugjeruar ndonjëherë që përkthyesit e Ministrisë së Brendshme të pranojnë ryshfete prej 3000 £ për të manipuluar procedurat e imigracionit” – deklaroi ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Peshkopi, plagoset polici

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi. Mësohet se një 27-vjeçar me iniciale A.Sh duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dys...

20:10

Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës

Brunei i ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës, duke u bërë vendi i dytë nga Azia Juglindore brenda javësh që mundëson udhëtim pa viza për kosovarët pas Malajz...

16:55

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI