Flash

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Irena Gjoka: S'kam dënim në Greqi, po më bëjnë shantazh!

Lapsi.al 5 May 2025
Irena Gjoka: S'kam dënim në Greqi, po më bëjnë

Nga Edmond Hoxhaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi të hënën një dokument të prezantuar si një vendim i Gjykatës së Janinës në Greqi, sipas së cilit tregon se gjyqtarja Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme është e dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000.

Denoncimin Berisha e kreu pasi doli nga ambjentet e SPAK, ku duhet të paraqitet për shkak të masës detyrim paraqitje të caktuar në kuadër të një hetimi për korrupsion ndaj tij. Ai hodhi akuza ndaj gjyqtares Gjoka, ndërkohë që avokatët e tij deklaruan para mediave se “vendimet e saj për Berishën janë nul”.

Dyshimet për një dënim të gjyqtares Gjoka në Greqi qarkulluan edhe një vit më parë përmes mediave greke. E pyetur nga BIRN mbi vendimin e dënimit, Gjoka e mohoi kategorikisht.

“Absolutisht nuk jam e dënuar nga asnjë nga autoritetet e drejtësisë greke,” tha gjyqtarja Irena Gjoka përmes telefonit, ndërsa i përcolli BIRN disa dokumente të përcjella nga autoritetet gjyqësore greke të Athinës, ku shkruhet se nuk rezultojnë të dhëna për ndonjë proces penal ndaj Irena Gjokës, e cila ka mbajtur më parë edhe mbiemrat Shpata dhe Maneku.

“Në kuadër të verifikimeve zyrtare që po kryen Prokuroria e Përgjithshme, bazuar në ligjin për dekriminalizimin, autoritetet greke i janë përgjigjur zyrtarisht kërkesës së institucionit, duke konfirmuar se une gjyqtarja Irena Gjoka jo vetëm që nuk jam e dënuar, por nuk ekziston asnjë e dhënë negative në emrin tim në te gjitha institucionet ligjzbatuese”, tha Gjoka, ndërsa shtoi se akuzat ishin intimidim dhe pengim në ushtrimin e detyrës.

BIRN nuk arriti të verifikonte në mënyrë të pavarur dokumentin e publikuar nga Berisha si dhe dokumentet e përcjella e gjyqtarja Irena Gjoka, por rasti duket se ka vënë sërish në lëvizje institucionet e drejtësisë.

Prokuroria e Përgjithshme, e pyetur për denoncimin publik të Berishës, tha se kishte nisur verifikimin për Gjokën në maj të vitit 2024 dhe ende nuk e kishte përfunduar.

“Deri më datë 05.05.2025, Prokuroria e Përgjithshme, nuk ka përfunduar verifikimin e thelluar dhe nuk ka dalë me vendim për miratimin e rezultateve të verifikimit. Bazuar në denoncimin e bërë publik, do të vazhdojë procesi i verifikimit të thelluar,” tha Prokuroria e Përgjithshme.

Në vijim, Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije përmes koordinatores për të drejtën e informimit, Rozeta Tase, se do t’u dërgohet sërish letër-porosi autoriteve të drejtësisë greke, për të kërkuar të dhëna lidhur me vendimin specifik të publikuar nga Berisha si vendimarrje të Gjykatës së Janinës. Ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD i tha BIRN se “informacioni i bërë publik të hënën ndaj ndaj gjyqtares Irena Gjoka, do të trajtohet dhe vlerësohet nga ana e ILD-së në përputhje me parashikimet ligjore.

Gjyqtarja Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtare në Fier dhe në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Prej dhjetorit 2019, ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë.

Ligji për “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, I njohur ndryshe dhe si ligji dekriminalizimit, u miratua më 17 dhjetor të vitit 2015 dhe hyri në fuqi në fillim të 2016-ës. Të gjithë funksionarët që ishin subjekte të këtij ligji, përfshi dhe gjyqtarët dhe prokurorët që ishin në detyrë në atë periudhë e plotësuan dhe dorëzuan për herë të parë formularin e dekriminalizimit në fillim të vitit 2016. Legjislacioni në këtë rast nuk parashikon deklarim periodik.

Të këshilluara

Aksident në Peshkopi, plagoset polici

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi. Mësohet se një 27-vjeçar me iniciale A.Sh duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dys...

20:10

Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës

Brunei i ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës, duke u bërë vendi i dytë nga Azia Juglindore brenda javësh që mundëson udhëtim pa viza për kosovarët pas Malajz...

16:55

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI