Flash

"Giro d’Italia" vjen në Shqipëri/ Këto janë rrugët do bllokohen për 2 ditë në Tiranë

Lapsi.al 5 May 2025
"Giro d’Italia" vjen në Shqipëri/ Këto janë

Nga data 9 deri më 11 maj, do të nisë për herë të parë nga vendi ynë, gara më prestigjioze e çiklizmit në Europë, e quajtur ‘Giro d’Italia’. Gara do të ketë tre etapa, Durrësi, Tirana dhe Vlora. dhe do të marrin pjesë 180 çiklistë profesionistë. Për garantimin e organizimit në nivelin më të lartë është hartuar një plan i posaçëm masash për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të parashikuara.

Si ndryshon qarkullimi i automjeteve:

Ndalimin e garkullimit të automjeteve në kuadër të mbarëvajtjes së aktivitetit madhor “Giro d’Italia Grande Partenza 2025”, gjatë tre tureve të para të zhvilluara në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga ora 13:00 deri në orën 18:00, të datës 09.05.2025, në gjithë itinerarin e Etapës së parë, konkretisht në rrugët:

– Rruga “SH3 (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin Teg)”;

– Rrethrrotullimi “Teg” deri te rrethrrotullimi “Sauk”, – Rruga e “Elbasanit”, Blv. “Bajram Curri”, rruga “Ali Shefqeti”, rruga “Alajdin Frashëri”; – Rruga “Rexhekrit”, rruga “Sh54” — “Unaza Madhe”, rruga “Sotir Çaci”;

* Rruga “Xhanfize Keko”, rruga “Arkitekt Kasemi”, Blv. “Zhan D’Ark” dhe Blv “Dëshmorët e Kombit”.

1.1. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të devijohet si më poshtë: – Linja Nr. 2 “Teg — Sauk i Vjetër — Kopshti Zoologjik — Ish Stacioni i Trenit” do të devijojë tek sheshi “Willson” për në rrugën “Sami Frashëri”. – Linja Nr. 5/a “Ish Kombinati i Autotraktoreve — Qendër”, pezullohet perkohësisht.

– Linja Nr. 8 “Qendër – Sauk i ri – Teg/ Sauk i vjetër/ Sanatorium”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” (segmenti a; segmenti b ), pezullohet përkohësisht.

* Linja Nr. 10 me degëzimet: degëzimi 10/a “Marteniteti i Ri -Qendër”, degëzimi 10/b “Mihal Grameno – Qendër” dhe degëzimi: 10/c “Rrethrrotullimi Shkozë – ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.

– Linja nr. 11 “Porcelan, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” do të devijojë tek sheshi “Ëillson”në rrugën “Sami

Frashëri”.

– Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt”, pezullohet përkohësisht

– Linja Nr. 13 -Tiranë – Baldushk – Tirant, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 1 -Tiranë – Petrelë – Tiranë”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 3 “Tiranë – Farkë-Tiranë”, pezullohet përkohësisht.

* Linja Nr. 9 “Tiranë – Bërzhitë – Tiranë, pezullohet përkohësisht.

* Linja Nr. 5 “Tiranë – Dajt – Tiranë, pezullohet përkohësisht.

* Linja Nr. 16/2 “Tujan”, pezullohet përkohësisht.

* Linja Nr. 16/7 “Lanabregas”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 11 “Tiranë – Krrabë – Tiranë”, pezullohet përkohësisht.

* Linja Nr. 14/11 “Vrap”, pezullohet përkohësisht.

* Linja Nr. 15 “Tiranë – Shëngjergj – Tiranë, pezullohet përkohësisht.

1.2 Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të automjeteve në shërbim të eventit, nga ora 08:00 deri në orën 18:00, të datës 09.05.2025, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, segmenti i rrugës mbrapa “Pallatit të Kulturës” si dhe në brendësi të “ish Gardës së Republikës”.

1.3 Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet në segmentet rrugore si më poshtë:

* Në “Unazën e Madhe” e qytetit, rrugën “Perlat Rexhepi”, rrugën “Abdyl Frashëri”, rrugën “Ismail Qemali” dhe në rrugën “Ali Demi”.

2. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, nga ora 08:00 deri në orën 18:00, të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e Etapës së dytë, konkretisht në rrugët:

* Tek Sheshi “Skënderbej, rruga “Urani Pano”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Blv “Gjergj Fishta”, rruga “Muhamet Gjollesha”, Blv “Bajram Curri”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe në rrugën e “Elbasanit”.

2.1. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

– Linja Nr. 1/a “Selitë – Kristal – Qendër – ish Stacioni i Trenit – Allias” , linja nr. 1/b, “Kodra e Diellit – Kristal – Qendër – ish Stacioni i Trenit – Allias”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr.2 “Teg Sauk i vjetër Kopshti Zoologik – Ish Stacioni i Trenit”, pezullohet përkohësisht.

* Linja Nr.3 “Kashar” (degëzimi 1 orar; degëzimi 1 antiorar; degëzimi 2), pezullohet përkohësisht.

* Linja Nr.4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijohet tek sheshi “Karl Topia”

– Linja Nr. 5/a “ish Kombinati i Autotraktoreve – Qendër”, pezullohet përkohësisht. – Linja Nr. 5/b “Institut – Qendër” devijohet tek sheshi “Karl Topia”.

* Linja Nr.6 “Laprakë” devijohet tek sheshi “Karl Topia”

* Linja Nr. 8 “Qendër – Sauk i Ri – Teg/ Sauk i vjeter/ Sanatorium” devijohet tek Fakulteti i Ekonomikut.

* Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” (segmenti a; segmenti b) devijohet tek Fakulteti i Ekonomikut.

– Linja Nr. 10 me degëzimet: degëzimi 10/a “Marteniteti i Ri – Qender”, degëzimi 10/b “Mihal Grameno – Qender” dhe degezimi: 10/c “Rrethrrotullimi Shkozë – ish Fusha e Aviacionit” .

– Linja Nr. 12 “Uzina Dinamo e Re – Sharre”, pezullohet përkohësisht.

* Linja Nr. 13 “Tirana e Re” (sensi orar / sensi antiorar), pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio / Tufine (degëzimi 1 “Kombinat – Kinostudio”/ degezimi 2 -Kombinat – Tufine”), pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbert” (sensi orar / sensi antiorar), pezullohet përkohësisht. 2.2. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si me poshtë:

-Në rrugët -Ibrahim Rugova” deri te rruga “Perlat Rexhepi”, rrugen “Abdyl Frasheri”, rrugen “Ismail Qemali”. rrugën “Papa Gjon Pali II”, dhe në rrugën”Dervish Hima”.

3. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve dhe lirimin e parkimit nga ora 06:00 e datës 9.05.2025, deri në orën 23:00 të datës 10.05.2025, në rrugët brenda ish Gardes së Republikës. Rruga -Abdyl Frasheri”, “Urani Pano”, rruga mbrapa Pallatit të Kulturës me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit dhe segmentin e Blv “Zogu I” nga kryqëzimi me rrugen “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugen “Urani Pano”.

4. Qarkullimi i mjeteve të emergjences dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

Të këshilluara

Aksident në Peshkopi, plagoset polici

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi. Mësohet se një 27-vjeçar me iniciale A.Sh duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dys...

20:10

Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës

Brunei i ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës, duke u bërë vendi i dytë nga Azia Juglindore brenda javësh që mundëson udhëtim pa viza për kosovarët pas Malajz...

16:55

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI