Flash

LDK propozon qeveri tranzicioni në Kosovë

Lapsi.al 6 May 2025
LDK propozon qeveri tranzicioni në Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar qeveri të transicionit me të gjitha partitë shqiptare. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka bërë të ditur se refuzon takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

“Kam marrë një letër nga kryetari i VV-së dhe i nxitur nga konsiderata për votuesit e VV-së, kam ndjerë nevojën që t’i përsëris qëndrimet dhe bindjet tona mbi çështjet që janë ngritur mbi atë. LDK-ja duke parë vendqëndrimin 4-vjeçar, e kam fjalën për aleancat e rrezikuara, rrezikimin e sigurisë nacionale… E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me Kurtin. Por sot vendi është në krize te thellë institucionale. Dhe zgjidhjen nga kjo bllokadë LDK-ja e konsideron të domosdoshme. Propozojmë nisjen e një procesi të ri politik. Në përputhshmëri me këtë LDK-ja propozon nisjen e këtij procesi me të gjitha partitë për nisjen e një qeverie nacionale te tranzicionit”, ka deklaruar ai. “Letra e ardhur dje në zyrat e LDK-së është shqyrtuar... Po kthehemi për një momentum të ri politik. I ftoj të gjitha partitë që të jemi bashkë të ofrojmë zgjidhje”. Abdixhiku ka thënë se është i gatshëm për takime me liderë partiakë në momentin e parë që ata duan.

“Të ulemi në tavolinë të flasim. Le të nisim një proces që nis zhbllokimin e procesit brenda një afati të shkurtër. Duhet një kryeministër unifikues, me një kabinet ministrash unifikues”, ka thënë Abdixhiku.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, një ditë më parë i çoi ftesë Lumir Abdixhikut të LDK-së për takim për të diskutuar për një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje siguroi 48 ulëse në Kuvend si partia më e madhe. LDK-ja doli e treta me 20 deputetë. PDK-ja ka 24. Nga 15 prilli në 11 tentime Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituojë legjislaturën e nëntë. Ngërçi ka ngelur tek emri i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentare. Albulena Haxhiu në asnjë rast nuk ka arritur të marrë më shumë se 57 vota.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI