Flash

Fushatë për PS? Prokuroria e Elbasanit hetime ndaj gardianëve të burgut të Peqinit

Lapsi.al 6 May 2025
Fushatë për PS? Prokuroria e Elbasanit hetime ndaj gardianëve

Prokuroria e Elbasanit njofton se ka regjistruar procedim penal për shpërdorim të autoritetit policor.

Prokuroria thotë se regjistrimi u krye pas marrjes dijeni nga burime të hapura në internet për një denoncim publik në rrjetet sociale nga përfaqësuesi i një subjekti politik, lidhur me përfshirjen e mundshme të disa punonjësve të IEVP Peqin në fushatë zgjedhore në mbështetje të një kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Për këtë arsye, është ngritur një grup i posaçëm i përbërë nga prokurori i çështjes dhe tre oficerë të policisë gjyqësore, nga të cilët po kryhen verifikimet dhe veprimet e para hetimore si pyetje të personave me dijeni për veprën penale, këqyrje pamjesh filmike, sekuestrime të provave materiale (aparate celulare, DVR) etj.

Njoftimi i Prokurorisë:

Denoncimi në rrjetet sociale nga një subjekt politik, Prokuroria Elbasanit regjistron procedim penal për ‘Shpërdorim i autoritetit policor’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, regjistroi kryesisht procedimin penal nr. 457/2025, për veprën penale “Shpërdorimi i autoritetit policor”, parashikuar nga neni 332/a i Kodit Penal.

Regjistrimi u krye pas marrjes dijeni nga burime të hapura në internet për një denoncim publik në rrjetet sociale nga përfaqësuesi i një subjekti politik, lidhur me përfshirjen e mundshme të disa punonjësve të IEVP Peqin në fushatë zgjedhore në mbështetje të një kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe bazuar në urdhrin nr. 25, datë 28.03.2025 të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan “Mbi organizimin e shërbimit të gatishmërisë së përforcuar për periudhën zgjedhore nga 01.04.2025 deri më dt. 31.05.2025”, duke vlerësuar rëndësinë e posaçme të zgjedhjeve të lira e demokratike, në kuadër të qasjes proaktive të prokurorisë për identifikimin e rasteve të kryerjes së veprave penale në fushën e zgjedhjeve.

Në funksion të kryerjes së një hetimi të plotë e të gjithanshëm, u ngrit një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga prokurori i çështjes dhe tre oficerë të policisë gjyqësore pranë prokurorisë, nga të cilët po kryhen verifikimet dhe veprimet e para hetimore me karakter të ngutshëm, si pyetje të personave me dijeni për veprën penale, këqyrje pamjesh filmike, sekuestrime të provave materiale (aparate celulare, DVR) etj.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan mbetet e angazhuar për hetimin efektiv të veprave penale në fushën e zgjedhjeve, duke ftuar çdo individ apo subjekt politik të përcjellë në kohën e duhur çdo informacion për fakte penale.

Të këshilluara

LDK propozon qeveri tranzicioni në Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar qeveri të transicionit me të gjitha partitë shqiptare. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media...

15:25

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI