Flash

Pas fasadës/ Rama ndau çelsa kot në Krujë, pallatet e rindërtimit mbeten bosh

Lapsi.al 7 May 2025
Pas fasadës/ Rama ndau çelsa kot në Krujë, pallatet e

Një vit pasi kryeministri Edi Rama udhëhoqi ceremoninë e inagurimit dhe dorëzimit të çelësave të apartamenteve të ngritura pas “Rindërtimit”, pallatet në Krujë vijojnë të jenë tërësisht të boshatisur.

Në 27 Maj 2024, Rama dhe bashkëpunëtorja e tij e ngushtë, Belinda Balluku, shpërndanë një video, në të cilën shfaqeshin duke takuar ata që konsideroheshin si të dëmtuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, në qytetin e Krujës.

Pasi shprehu vetëkënaqësinë për atë që ai e konsideroi si “premtim të mbajtur”, Rama, madje, këshilloi Bashkinë e Krujës, të drejtuar nga Artur Bushi, që të mbillnin pemë në ambjentet rrethuese të kompleksit me disa pallate, në periferi të qytetit.

Pra, sipas kryeministrit, çdo gjë ishte mbaruar. Ai dorëzoi çelësat dhe duhej menduar vetëm për shëndetin e banorëve të rinj.

Por, përtej videos propagandistike të shpërndarë me regji nga zyra e kryeministrit, situata në terren është tërësisht më ndryshe.

Në një vëzhgim të kryer së fundmi nga “Boldnews.al” rezulton se pallatet e reja janë tërësisht bosh. Aty nuk ka frymë njeriu. Godinat janë ngritur dhe janë lyer nga jashtë, por ato nuk kanë mirëpritur banorët, edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga inagurimi dhe dorëzimi i çelësave.

Behari 63-vjeçar është një banor i hershëm i zonës. Ai ishte një nga ata që i ka besuar fillimisht premtimet e kryeministrit Edi Rama për rindërtimin e shpejt, kur ai u shfaq me poza të pikëlluara përballë banorëve të tronditur të Krujës, në fillim të dhjetorit 2020.

Në një bisedë me “Boldnews.al”, ai tregon se pallatet u ndërtuan, por ato janë të pabanueshme. “Janë bosh, pasi aty nuk mund të jetohet”, -tregon ai. Nuk kanë dyer, kanalizime, nuk ka tubacione, pra janë vetëm disa kasolle prej tulle, ku nuk mund të jetojnë njerëz”.

Edhe Astriti, një 53-vjeçar që ka një lokal të vogël pranë zonës e sheh me skepticizëm të gjithë shfaqjen e kryeministrit në Krujë.

“Erdhi, bëri ca qyfyre, dha ca çelësa dhe më pas asgjë”, tregon ai i pezmatuar, pasi kishte shpresuar që banorët e lagjes së re do të shtonin klientelën në lokalin e tij me pak tavolina.

Nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, në Krujë mbetën pa strehë 336 familje. Godinat e reja, 8 pallate, të financuara disa dhjetra miliona euro nga Buxhetit i Shtetit, janë projektuar për të mirëpritur rreth 250 familje.

Gjatë procesit të Rindërtimit, qeveria e Ramës ka deklaruar në vijimësi se ka përfunduar apartamentet e reja dhe se shumë familje tashmë kanë nisur jetesën aty.

Por, të dhënat konkrete tregojnë se, përtej propagandës së Ramës, apartamentet e reja në shumë zona të vendit janë bosh.

Në Kurbin, të gjitha godinat e Rindërtimit janë të pabanuara, megjithëse kryeministri edhe aty ka dorëzuar çelësat e shtëpive. Kronikat mediatike kanë treguar se shtëpinë në ato pallate janë të pabanueshme.

Në Durrës, po e njëjta situatë. Shumë prej banorëve në qytetin bregdetar jetojnë ende në godinat e dëmtuara, në pritje të përmbushjes së premtimeve të Ramës, kur kanë kaluar 6 vjet nga tërmeti tragjik.

Në Tiranë, në zonën e Ndroqit u ndërtuan një kompleks godinash një-katëshe, të cilat për banorët e zonës ngjajnë më shumë me kotece pulash. Ato janë të gjitha bosh.

Në Kombinat, gjithashtu pallatet e reja vijojnë të jenë në ndërtim, ndërkohë që mijëra banorë të zonës kanë nisur të humbin shpresat për sistemim të shpejtë, përkundër deklaratave të kryeministrit, që u premtoi sistemim në banesa brenda një viti (pra, në vitin 2020).

Po ashtu, edhe në zonën e “5 Majit”, shfaqet e njëjta panoramë, ku godinat e reja janë të papërfunduara dhe mijëra familje vijojnë “shëtitjen” në shtëpi me qira./ BoldNews

Të këshilluara

Java e fundit e fushatës, Euro në pikiatë

Euro është zhvlerësuar ndjeshëm, këtë javë, duke arritur nivelet më të ulët në vitin 2025 kundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipëris...

22:35

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI