Flash

“O Ludovik...”/ Alizoti i përgjigjet Ramës: Çuni i Kristaqit më kërcënoi

Lapsi.al 6 May 2025
“O Ludovik...”/ Alizoti i përgjigjet Ramës: Çuni i

Nga takimi përmbyllës i fushatës në Elbasan, kryesocialisti Edi Rama ironizoi sërish drejtuesin e PD-së në këtë qark, Tomor Alizotin. Ke gjetur njerëzit e gabuar për t’u marrë, tha Rama, duke iu referuar deklaratës së Alizotit, kur tha “do t’ju hamë të gjallë”.

“Paradite shkova në Librazhd dhe pata një moment që më kapi frika kur po i afrohesha Librazhdit. Më kapi frika se thashë mos më ha Alizoti të gjallë. Por, shkoj atje dhe gjej lumë. Shih andej, shih këtej se pashë asgjëkund Ludovikun. Tani që ju pashë juve, mendova me vete, e kupton mor Tomor se çfarë do të hash të gjallë ti apo jo.

S’e ka një fjalë populli shqiptar Tomor, thotë ‘tamaja modhe të le pa gjo’. Por, me sa shoh unë, tamaja modhe, ty do të lejë pa zo. O Ludovik, ke gjet vendin më të gabum, njerëzit më të gabum, forcën më të gabume me u ngatërro mo Tomor. Më del para syve Tomori dhe e mendoj në datë 12”, - tha Rama.

Përgjigjen Alizoti ia ktheu gjatë një bisede në studion e emisionit “Top Story” në Top Channel. Deklaratën e Ramës se “je marrë me njerëzit e gabuar”, Alizoti e quan kërcënim.

“Më kujton Kinostudion e dikurshme. Një armatë e madhe që propagandon. Atë ditë ka pasur një shpërthim në Elbasan, ndaj përmenda minat. Ndërsa si njeri i lidhur me bandat, ai (Rama) duhet ngrënë. Por ai është dhe njeri që nuk hahet. Por ai sot ka bërë një kërcënim. Tha po ke gjetur vendin e gabuar, njerëzit më të gabuar. Do merrem drejtpërdrejt me Ramën”, - tha demokrati, që akuzoi paraardhësit e kryesocialistit se kanë dënuar me vdekje gjatë diktaturës babanë dhe të afërmit e tij.

“Çuni i Kristaqit duhet të dijë një gjë, Tomor Alizoti është biri i dikujt që është varur nga partia e Kristaqit. Ai sot ka bërë një kërcënim. Unë jam duke u marrë pikërisht me njeriun e saktë. Imagjinoni në një vend si Gjermania që nipi i Hitlerit t’u drejtohej atyre që kanë qenë në kampet e përqendrimit.

Ai këtu po merret me racë, nëse ai është soj delenxhiu, ta dijë që partia e punës, ai vetë, prejardhja e tij është mision për mua. Njerëzit e mi janë varur nga njerëzit e tij. Të diskutoj me një njeri që ka lindur pa brekë rrugëve të Parisit, nuk e bëj dot…” – tha Alizoti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

LDK propozon qeveri tranzicioni në Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar qeveri të transicionit me të gjitha partitë shqiptare. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media...

15:25

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI