Flash

Qeveri tranzicioni në Kosovë? Si është pritur propozimi i LDK-së

Lapsi.al 6 May 2025
Qeveri tranzicioni në Kosovë? Si është pritur propozimi i

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku iu përgjigj ofertës së “Vetëvendosje” të Albin Kurtit me një propozim. Në një konferencë për mediat ai kërkoi krijimin e një qeverie të tranzicionit në Kosovë duke ftuar edhe partitë e tjera për konsultime. Kreu i LDK tha se LVV si parti e renditur e para nuk po shfaq vullnet për zgjidhje, por përkundrazi po mban një qasje bllokuese.

“LDK propozon nisjen e këtij procesi me të gjitha partitë politike, kërkon unitet gjithëshqiptar dhe formimin e qeverisë tranzicionale. Për këtë si kryetar jam i gatshëm të takohem me të gjitha partitë politike dhe ftoj edhe Kurtin dhe liderët e tjerë.

Po flasim për një gjendje të krizës. Na duhet një qeveri kombëtare e tranzicionit, pjesë e së cilës jemi të gjithë partitë politike. Nuk shoh arsye të kem takim me Kurtin” – tha Abdixhiku duke shtuar: “E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me Kurtin”.

Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Megjithatë përfaqësues të kësaj force thanë se ideja e Abdixhikut ishte e papranueshme. Blerim Sallahu nga Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar si "jokushtetues" propozimin e Abdixhikut për një qeveri tranzitore. "Kjo dhe format e tjera të krijimit të qeverisë i takojnë dikujt tjetër", - shkroi Sallahu në Facebook pa dhënë më shumë detaje.

Ndërsa Donika Gërvalla e “Listës Guxo”, një aleate e ngushtë e Kurtit, u shpreh se LDK synon bashkëpunim vetëm me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Jo pa PDK-në, vetëm bashkë me PDK-në! Ky ishte mesazhi i sotëm i Lumir Abdixhikut, kryetarit të ‘Lidhjes së Re’ dhe ideatorit të ‘Rrugës së Re’. Ja pse votuesi i LDK-së e ka braktisur këtë parti dhe këtë kryetar të përkohshëm” - ka shkruar Gërvalla.

Ndërsa deputeti i LVV, Armend Muja reagoi më ashpër duke thënë se “humbësi nuk i dërgon dot ftesa fituesit” duke shtuar se kjo është arsyeja edhe pse Vetëvendosje dhe PDK s’i janë përgjigjur kësaj ftese nga partia që doli e treta në zgjedhje.

“LDK ka dalë e treta në zgjedhjet e 9 shkurtit me 20 deputetë. Ajo duhet të rritet për 20% që ta mbërrijë PDK-në (24 deputetë) e cila është sa gjysma e fituesit të zgjedhjeve LVV (48 deputetë). Humbësi nuk i dërgon ftesa fituesit. Prandaj edhe vetëm Ramush Haradinaj i është përgjigjur Lumir Abdixhikut”, - shkroi Muja.

Në të vërtetë, Partia Demokratike e Kosovës nuk është nxituar të bëjë një koment për ftesën e Abdixhikut. Kryetari i PDK, Memli Krasniqi në një përgjigje për Klan Kosova tha propozimi i LDK-së do të diskutohet në forume të mërkurën. Për këtë ai bëri të ditur se do mbahet një takim i kryesisë së partisë.

“Qëndrimet tona lidhur me situatën e krijuar janë të qarta dhe konsistente. Ne kemi theksuar vazhdimisht se vendi nuk mund të mbetet peng i interesave të ngushta politike dhe se bllokada institucionale është pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po insiston me çdo kusht ta mbajë vendin në krizë.

Sa i përket propozimit të LDK-së, jam i informuar tashmë. Gjithsesi, vendimet e rëndësishme ne i marrim në organet e partisë, andaj nesër, në mbledhjen e rregullt të Kryesisë do të diskutojmë për të gjitha zhvillimet politike dhe për hapat e mëtejshëm” – thuhej në reagimin e Krasniqit.

I paqartë është edhe qëndrimi i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj. Gjatë konferencës për shtyp, Abdixhiku tha se Haradinaj e kishte pranuar ftesën e tij. “Mund të them se z.Haradinaj sapo më shkroi, e pranoi një ide të tillë. Por, duhet ta pyesni atë, unë po flas për idenë e propozuar nga unë si kryetar i LDK-së”, - tha Abdixhiku.

I pyetur për këtë çështje gjatë një aktiviteti përkujtimor për vëllain e tij dëshmor, Luan Haradinaj, kreu i AAK-së u përgjigj shkurt: “Nuk po i përziejmë sot temat”.

Të mërkurën do të jetë tentativa e 12-të në Kuvendin e Kosovës për konstituimin e tij. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

LDK propozon qeveri tranzicioni në Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar qeveri të transicionit me të gjitha partitë shqiptare. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media...

15:25

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI