Flash

Ndiqeni LIVE/ Kardinalët bëjnë votimin e parë për Papën e ri, pas pak pritet tymi

Lapsi.al 7 May 2025
Ndiqeni LIVE/ Kardinalët bëjnë votimin e parë për

Që nga ora 15:00, sistemet e transmetimit të telefonisë celulare janë çaktivizuar në të gjithë Vatikanin. Telefonat celularë, kompjuterët personalë dhe tabletët u janë "konfiskuar" 133 kardinalëve që janë mbyllur në Kapelën Sistine për të zgjedhur Papën e ri.

Në orën 17:46, ata bënë betimin dhe më pas u izoluan. Këtë mbrëmje atë kanë kryer edhe votimin e parë. Tymi i parë ishte planifikuar të dilte nga oxhaku i famshëm në orën 19:00, por ende nuk ka asnjë shenjë.

Nëse nuk do të jetë i bardhë do të ketë 4 votime të tjera të enjten. Po kështu edhe të premten. 30 mijë njerëz janë duke pritur në sheshin “Shën Pjetër” të Vatikanit.

Askush nuk e di se çfarë ka ndodhur dhe arsyet që tymi në oxhak po vonohet sepse ajo që ndodh në Kapelën Sistine ku zhvillohet votimi i Konklavës është një sekret absolut. Në shesh ka plot me njerëz: besimtarë, pelegrinë, njerëz kuriozë, turistë dhe shumë të huaj.

Të gjithë po presin me padurim, me sytë e ngulur te oxhaku që së shpejti duhet të shpallë rezultatin e votimit të parë për Papën e ri. Pavarësisht turmës, mbretëron një heshtje pothuajse sureale dhe e vetmja gjë që dëgjohet është rrotullimi i helikopterëve. /LAPSI.al

Të këshilluara

Vrasje në Has, policia kap autorin

Vrasje në fshatin Pla. Sipas policisë, dyshohet se shtetasi Ulje Jaku 41-vjeç ka qëlluar ne arnë zjarri viktimën Rushit Sallahun 34 vjeç. Sipas informacionit...

18:14

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI