Flash

PAMJET/ Tym i zi nga Kapela Sistine në Vatikan, dështon votimi i parë në Konklavë

Lapsi.al 7 May 2025
PAMJET/ Tym i zi nga Kapela Sistine në Vatikan, dështon votimi i

Është zbuluar rezultati i votimit të parë të 133 kardinalëve të mbledhur në Kapelën Sistine në Vatikan për zgjedhjen e pasuesit të Papa Franceskut. Në orën 17:46 të së mërkurës ata bënë betimin dhe më pas u izoluan.

Votimi i parë pritej rreth orës 19.00, por rezultati u shfaq me 2 orë vonesë. Në oxhak ka dalë tym i zi që do të thotë se votimi i parë ka qenë i pasuksesshëm. Ky ka qenë një “zhgënjim” për 45 mijë njerëz të mbledhur në sheshin “Shën Pjetër”.

Conclave 2025, al via l'elezione del Papa: le notizie in diretta | Fumata nera alla prima votazione: si riprende domani

Kuriozët ishin besimtarë, pelegrinë, turistë dhe shumë të huaj. Pavarësisht turmës, mbretëronte një heshtje pothuajse sureale dhe e vetmja gjë që dëgjohej ishte rrotullimi i helikopterëve në qiell.

Të enjten pritet të ketë 4 votime të tjera. Po kështu edhe të premten. Askush nuk e di se çfarë ka ndodhur dhe arsyet që tymi në oxhak ishte i zi sepse ajo që ndodh në Kapelën Sistine ku zhvillohet votimi i Konklavës është një sekret absolut. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI