Flash

Meloni: Në Shqipëri po dërgojmë emigrantë që kanë kryer krime të rënda

Lapsi.al 7 May 2025
Meloni: Në Shqipëri po dërgojmë emigrantë që

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka folur sot në parlamentin e vendit të saj për çështjen e emigrantëve që dërgohen në Shqipëri. E pyetur nga deputetët e opozitës se çfarë po ndodh në qendrën e Gjadrit ajo tha se "deri në fund të kësaj jave, mbi 25% e migrantëve që mbahen në Shqipëri do të jenë të riatdhesuar. Siç mund ta shihni, riatdhesimet janë shumë të shpejta, duke demonstruar se si po funksionojnë procedurat dhe strategjia që kemi zbatuar, pavarësisht përpjekjeve për t'i bllokuar ato për arsye qartësisht ideologjike" – tha Meloni.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga kreu i grupit “Fratelli d’Italia”, Lucio Malan, mbi luftën kundër imigracionit të parregullt, Meloni u shpreh: "Ne duam një Itali që më në fund është e aftë të zbatojë rregullat, të jetë e pakompromis me ata që kryejnë krime dhe të mbrojë sigurinë e qytetarëve të ndershëm".

Duke u ndalur te çështja kampit në Shqipëri, kryeministrja italiane sqaroi: "Ne kemi vendosur t'i përdorim qendrat e ndërtuara në Shqipëri si CPR të zakonshme, kështu që kemi filluar të transferojmë aty emigrantët e parregullt që presin riatdhesimin. Pas kësaj dispozite të re, disa gjykata duket se po urdhërojnë ritransferimin në Itali, ku emigranti bën një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare edhe kur kjo është qartësisht e pabazuar.

Nuk dua të hap një polemikë, por ndihem e detyruar të ndaj me ju kurrikulën e këtyre personave për të cilët duhet të shqyrtojmë dhënien e mbrojtjes ndërkombëtare. Pothuajse të gjithë emigrantët e transferuar në Shqipëri kanë kryer krime shumë të rënda, duke përfshirë vjedhje, grabitje, posedim të paligjshëm të armëve, tentativë vrasjeje, dhunë seksuale, pornografi me fëmijë, nxitje të të miturve, akte të turpshme në afërsi të një të mituri. Disa duan t'i mbajnë këta njerëz në Itali me çdo kusht, por ne duam t'i riatdhesojmë ata" – tha Meloni.

Meloni theksoi se lista e “vendeve të sigurta” të BE-së konfirmon se Italia "nuk kishte gabuar". “Propozimi i Komisionit Evropian për të përshpejtuar hyrjen në fuqi të disa komponentëve të Paktit të ri për Migracionin dhe Azilin është shumë domethënës. Në veçanti, mundësia e përcaktimit “të vendeve të sigurta” të origjinës, me përjashtime territoriale për disa kategori, dhe e zbatimit të kriterit 20%.

Gjithashtu mendoj se duhet ta konsiderojmë propozimin e Komisionit për një listë evropiane të vendeve të sigurta, e cila përfshin vendet e origjinës së atyre emigrantëve, ndalimi i të cilëve nuk ishte konfirmuar nga gjyqtarët italianë, si një lajm të shkëlqyer. Edhe këtu, konfirmohet qartazi se nuk kishim gabuar” – e mbylli Meloni. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI