Flash

DW: BE ndalon "pasaportat e arta", shtetësia nuk është në shitje

Lapsi.al 7 May 2025
DW: BE ndalon "pasaportat e arta", shtetësia nuk është

Programi i "pasaportave të arta" në BE tani është ndaluar nga gjykata më e lartë. Por mund të ketë mënyra të tjera që vendet të fitojnë para.

Ai ka punuar me dhjetëra vite për këtë. Megjithatë Manuel Delia nuk mund ta besonte plotësisht vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) më 29 prill. "Unë bërtita pak," i tha ai Deutsche Welles. "Prisja lajme të këqija."

Delia, një bloger anti-korrupsion dhe drejtues ekzekutiv i organizatës malteze të shoqërisë civile Repubblika, ka bërë fushatë prej kohësh kundër programit të qeverisë së Maltës, që ofronte shtetësipër investitorët e huaj. Malta ishte vendi i fundit i BE-së që ofron këto të ashtuquajtura "pasaporta të arta", pasi që këto skema u mbyllën në Bullgari dhe Qipro.

LEXO EDHE: “Pasaportat e arta” fusin në sherr Shqipërinë me BE-në

Vendimi, thotë ai, justifikon punën e koleges dhe mikeshës së tij Daphne Caruana Galizia, gazetares së vrarë malteze që raportonte kundër korrupsionit dhe e cila ishte ndër të parat që nxori në pah rreziqet e programit.

"Pasaportat e arta thjesht një "transaksion tregtar"

Në vitin 2022, Komisioni Europian ngriti padi kundër Maltës për shkak të praktikës së saj të dhënies sështetësisë bazuar kryesisht në investimet e shtetasve të huaj në patundshmëri, duke argumentuar se marrësit e shtetësisë së BE-së duhet të tregojnë një "lidhje të vërtetë" me vendin që jep pasaportën, jo vetëm një angazhim financiar.

Por Delia priste lajme të këqija sepse një mendim i publikuar nga avokati i përgjithshëm i GJED-së në tetor 2024 ishte në favor të qëndrimin e qeverisë malteze. Gjykata e Drejtësisë shpesh ndjek mendimet e avokatëve të saj të përgjithshëm, por jo këtë herë.

LEXO EDHE: Tërheqje e Ramës nga “pasaportat e arta”, pas 4 vjet paralajmërimesh

Gjykata zbuloi se politika e Maltës e bënte shtetësinë një "transaksion të thjeshtë tregtar" dhe se "praktika nuk e bën të mundur krijimin e lidhjes së nevojshme të solidaritetit dhe besimit të mirë midis një shteti anëtar dhe qytetarëve të tij, ose sigurimin e besimit të ndërsjellë midis shteteve anëtare".

Delia tha se mbështetja e vendimit ishte i mirë sepse bazohej në një "vlerë, një parim, solidaritet" midis shteteve anëtare të BE-së, pasi kushdo me një pasaportë malteze ka qasje në pjesën tjetër të BE-së.

Prej nga vijnë ata që marrin shtetësinë e Maltës?

Delia tha se vendimi i gjykatës ishte "vërtet i bazuar mbi prova sepse kjo skemë nuk mund të justifikohet vetëm me faktin që sjell para".

"Shtetësia nuk mund të shitet, është shumë më e vlefshme se paratë", tha Delia.

Që nga fillimi i programit, Delia dhe vëzhgues të tjerë shtyruan pyetje se sa kontrolloheshin kërkesat e qëndrimit nga autoritetet malteze, pasi shumë investitorë nuk ishin të pranishëm në vend aq sa kërkohej. Në disa raste, nuk ishte as e qartë nëse blerjet e tyre ishin vërtet për akomodim dhe banime në këtë vend.

Të dhënat e marra nga Fondacioni Daphne Caruana Galizia zbuluan se investitorët kinezë merrni 9 nga 10 vizat e arta. Por këto shifra ishin më të larta se vetë numri i shtetasve kinezë të raportuar si banorë të Maltës sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë. Kjo sugjeronte "se të paktën gjysma e tyre nuk po e përdorin vizën e artë për të banuar në Maltë". /DW

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI