Flash

Hipotezat/ Pse u vonua mbi 3 orë tymi në oxhakun e famshëm të Vatikanit

Lapsi.al 7 May 2025
Hipotezat/ Pse u vonua mbi 3 orë tymi në oxhakun e famshëm

Ajo që ndodh në Kapelën Sistine të Vatikanit është sekret, por disa burime i thanë “Corriere della Sera” se ka të ngjarë që vonesa prej 3 orë e 17 minutash deri shpalljen e rezultatit këtë të mërkurë të ketë ndodhur për shkak të gjatësisë së fjalimit meditues të kardinalit Raniero Cantalamessa. Tymi në oxhakun e famshëm duhej të dilte në orën 19:00, maksimumi në orën 19:30. Por tymi që tregonte se nuk kishte pasur një rezultat pozitiv në zgjedhjen e Papës së ri mbërriti vetëm në orën 21:04.

Askush nuk e di me siguri se çfarë ka ndodhur, sepse ajo që ndodh në Kapelën Sistine - ku zhvillohet votimi i Konklavës - është e mbështjellë nga një sekret absolut, por sipas të njëjtave burimeve ka pasur një sërë "shkaqesh që kontribuuan" në këtë vonesë.

Para së gjithash ishte kohëzgjatja e fjalimit të kardinalit Raniero Cantalamessa, gjë që ka vonuar edhe konsultën e parë. Meditimi i Cantalamessa, i planifikuar vetëm për ditën e parë të konklavës ka zgjatur 45 minuta dhe kishte për qëllim "të ndihmonte kardinalët të reflektonin mbi detyrën shumë serioze që i pret dhe mbi nevojën që në zgjedhjen e Papës, ata të veprojnë me një qëllim të drejtë, duke u kërkuar të bëjnë vetëm vullnetin e Zotit, duke synuar vetëm të mirën e të gjithë Kishës", - siç thuhet edhe në rregulloren e “Ordo rituum conclavis”.

Një faktor tjetër që ka pasur ndikim është fakti që kardinalët, përveçse janë 18 më shumë se në vitin 2013, janë kryesisht të rinj dhe disa prej tyre nuk flasin italisht. Kjo gjë ka “zgjatur” edhe më tej procesin e votimit.

Një ndër hipotezat që u përhap në shesh ishte se vonesa po ndodhte për shkak të faktit se

Papa ishte zgjedhur dhe për këtë arsye kishte filluar procedura që kërkonte pranimin e tij dhe më pas hyrjen në "Dhomën e Lotëve".

Pas shpalljes së tij, Papa i sapozgjedhur tërhiqet në "Dhomën e Lotëve", në sakristinë e Kapelës Sistine, vendi i një prej ngjarjeve më solemne të Kishës, i porositur nga Papa Sixtus IV della Rovere dhe i ndërtuar midis viteve 1475 dhe 1481 për të veshur për herë të parë veladonin dhe rrobat e bardha.

Këtu ai gjen tre kostume me madhësi të ndryshme dhe zgjedh atë që i përshtatet më shumë, i ndihmuar nga Mjeshtri i Ceremonive Papnore dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Në Dhomën e Lotëve, Papa i ri mund të qëndrojë në heshtje të meditojë për përgjegjësinë e zgjedhjes së tij, e cila shënon kufirin midis jetës si kardinal dhe shërbesës papnore.

Pas pranimit, fletët e votimit digjen në një sobë me një ngjyrues që prodhon tym të bardhë (me klorur kaliumi, laktozë dhe kolofon) për t’i njoftuar botës së jashtme, edhe nëpërmjet tingullit të kambanave, zgjedhjen e Papës së ri.

Përdorimi i tymit për të komunikuar rezultatin e votimit u prezantua në fillim të shekullit të 19-të. Në atë kohë, megjithatë, tymi tregonte se zgjedhja nuk ishte bërë, ndërsa mungesa e tymit sinjalizonte se Papa ishte zgjedhur. Në shekullin e 20-të u fut dallimi midis tymit të zi dhe tymit të bardhë.

Një kuriozitet? Në të kaluarën ekzistonte edhe "tymi i verdhë", i përdorur si një provë teknike për të verifikuar funksionimin e saktë të sobës para fillimit të Konklavës. Kjo praktikë u braktis në vitin 2005 kur u vendos të modernizohej sistemi i emetimit të tymit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI