Flash

21-vjeçarja godet me sëpatë fqinjët/ Djali i tyre vjen nga Anglia e i vret të vëllain

Lapsi.al 7 May 2025
21-vjeçarja godet me sëpatë fqinjët/ Djali i tyre vjen nga

Një 34-vjeçar u ekzekutuα me αrmë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Pla të Hasit. Viktima është identifikuar si Reshit Sallahu (djathtas në foto) ndërsa autori i arrestuar nga policia është Ylber Jaku, 41-vjeç (majtas në foto).

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë qëndrojnë konflikte pronësie dhe hakmarrjeje. Sipas raportimeve të mediave autori dyshohet se e ka pritur viktimën pak metra pranë shtëpisë dhe sapo ai është kthyer nga Kukësi e ka qëlluar në momentin që ka zbritur nga makina duke i marrë jetën.

Sipas policisë ngjarja ka lidhje me një konflikt të ndodhur më 6 maj ku prindërit e autorit ishin dhunuar nga motra e viktimës. Për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë u arrestua një 21-vjeçare e cila i kishte goditur të moshuarit me një sëpatë.

Me të mësuar për dhunimin e prindërve të tij, Jaku ka ardhur nga Anglia për të kryer krimin. Një nga familjet ka hapur një rrugë kalimi vite më parë. Gjurma e rrugës ka qenë burim konfliktesh prej vitesh, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI