Flash

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Lapsi.al 4 May 2025
Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Debati në lidhje me 6 milion dollarët që supozohet se do shpenzojë berishizmi për të lobuar në SHBA ka nxjerrë edhe një herë zbuluar kolapsin parimor dhe moral të kësaj rryme politike që e prej kohësh e ka reduktuar PD-në në mburojën politike të familjes Berisha. Dy janë shenjat e këtij kolapsi: së pari, idea se cdo pisllëk është i justifikueshëm për të rrëzuar Edi Ramën dhe së dyti idea se Rama rrëzohet në Washington dhe jo në Tiranë.

Idea se në fushatë elektorale dhe në politikë opozita mund të përdorë korrupsionin për të rrëzuar një qeveri të korruptuar, që tashmë po artikulohet haptas nga berishimzi, fshin cdo normë, parim apo moral politik.

Kontrata 6 milionëshe/ Sa afër Trump ka mbërritur PD-ja?

Opozita berishiste shndërrohet në një pasqyrë të pisllëkut korruptiv të pushtetit, që ajo vetë denoncon. Ndaj e vetmja garë politike që fiton PD-ja përballë PS-së sot është për të ofruar një standart politik edhe më të ulët se pushteti.

Nëse PS-ja reduktohet tek kryeministri Rama PD-ja privatizohet nga familja Berisha. Nëse qeveria Rama dje përlyhej në cështjen McGonigal ku u përfolën 225 mijë dollarë të berishizmi përfshihet në një lobim prej 6 milion dolarësh, që ende nuk dihen nga erdhën dhe ku do përfundojnë.

Nëse Rama dje e bëri pis Berishën me administratën Biden, sot Berisha do pastrohet me Trumpin, që është në fakt presidenti më i korruptuar që kanë zgjedhur ndonjëherë amerikanët. Aftësia e berishizmitt për ta ulur stekën e moralit politik përballë pushtetit Rama është sa mbreslënës aq edhe i dobishëm për pushtetin ramist.

Lexuesi berishist do më thotë se e gjitha kjo është e justifikueshme sepse vetëm kështu rrëzohet diktatura Rama. Plumbi do plumb, korrupsioni luftohet me korrupsion. Rama nuk mund të rrëzohet në mënyrë demokratike në Tiranë por vetëm me lobim në Washington.

Dhe këtu vimë tek kolapsi politik i PD-së që është në fakt produkt i kolapsit të saj moral. Në momentin që PD-ja reduktohet tek hallet e familjes Berisha betejat kryesore të PD-së bëhen në Washington dhe jo në Tiranë.

Është një opozitë që si qëllim kryesor nuk ka rritjen e votës por pastrimin e familjes Berisha nga akuzat për korrupsion dhe pengim të demokracisë. Ndaj beteja e saj politike dhe financiare është shumë më e drejtuar nga Washingtoni se nga Tirana dhe Shqipëria ku në realitet fitohen dhe humben zgjedhjet.

Andi Bushati: Nuk është puna nga vijnë paratë, po ç'efekt kanë në Uashington

Midis zmadhimit të votës dhe pastrimit të familjes Berisha prioriteti i PD-së është kjo e dyta. Nuk ka shembull më domethënës se rreshtimi i berishizmit sovranist me Trumpizmin, që është rryma politike më rrezikëshme për interesat kombëtare shqiptare në historinë e politikës amerikane.

Rreshtimi i PD-së me Trumpin nuk i rrit asaj votat dhe as popullaritetin, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë. Edhe pse ka plot shqiptar në SHBA që e mbështesin Trumpin, shqiptarët e Shqipërisë e kanë të qartë që politikat e Trumpit janë një rrezik madhor për cështjen shqiptare.

Sulmet e Trumpit ndaj NATO-s, ndaj Bashkimit Evropian, aleanca e tij me Putinin dhe Serbinë, goditja ndaj Ukrainës, ligjërimi i tij anti-Islamik dhe mbështetja e tij për fundamentalizmin e krishterë janë të gjitha politika që venë në rrezik ekzistencën e kombit shqiptar. Ato kuptohen dhe perceptohen lehtë nga shumica e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë.

E megjithatë midis Trumpit dhe elektoratit shqiptar PD-ja ka zgjedhur Trumpin. Midis shpenzimit në fushatën elektorale në Tiranë dhe lobimit në Washington PD-ja ka zgjedhur Washingtonin.

Ndaj arritjet më të mëdha të fushatës së PD-së janë ardhja e LaCivitës apo një kontratë lobimi prej 6 milion dollarësh në Washington, që trumpetohet nga berishizmi si një goditje fatale për pushtetin socialist, a thua se zgjedhjet mbahen në SHBA dhe jo në Shqipëri.

SHKRUAR ENKAS PER LAPSI.AL NGA BLENDI KAJSIU

Të këshilluara

Për kë po zhvillohet Shqipëria?

Përtej zallamahisë elektorale debati themelor mes PS-së dhe PD-së mbetet po ai i viteve 1990; a po zhvillohet apo jo Shqipëria? A po shkon apo jo drejt Evropës?...

16:33

Rama fushatë në aleancë me TV e mëdha

Ky fillim jave u dominua nga jehona mediatike që patën dy dalje publike të kryeministrit. I pari, takimi i tij i munguar me një bloger tejet popullor ndërmjet g...

13:32

Kritika konstruktive dhe propaganda anti-SPAK

Fakti që SPAK është institucioni më i suksesshëm në historinë e shtetit shqiptar në luftën anti-korrupsion në nivelet e larta të politikës e bën akoma më të dom...

12:57

Si po LALI-zohet propaganda e SPAK 

Publikimi i bisedave të përgjuara të Veliajt në burg, na tregoi përpos të tjerave, se SPAK, njësoj si partitë politike, apo edhe vetë kryebashkiaku në detyrë i ...

15:41

Zgjedhje për opozitën

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit të 2025 janë të parat në historinë tonë demokratike që nuk zhvillohen për të zgjedhur pushtetin por opozitën. Asnjëherë në hi...

11:16

Ku e gjeti Rama pashaportën e Shqipe Tiranës

Ndonëse në një përgjigje shteruese për Lapsi.al, delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë e bëri tërësisht të qartë se anatërësimi i vendit në Union nuk ndërv...

16:57

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI