Flash

Ku e gjeti Rama pashaportën e Shqipe Tiranës

Lapsi.al 29 March 2025
Ku e gjeti Rama pashaportën e Shqipe Tiranës

Ndonëse në një përgjigje shteruese për Lapsi.al, delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë e bëri tërësisht të qartë se anatërësimi i vendit në Union nuk ndërvaret nga se cila forcë politike fiton në 11 maj, Edi Rama vazhdon refrenin e një fushate manipuluese me pasaportën e BE-së.

Edhe këtë fundjavë, në prezantimin e programit elektoral “Shqipëria 2030” kryeministri e lidhi rrugën drejt Brukselit me votën pro PS-së. Ai e hapi monologun e vet të gjatë me këtë temë dhe i kushtoi asaj plot 20 minuta. Madje për ta bërë edhe më konkrete ëndrrën që po shet, ai prezantoi edhe pashaportën me numër zero, të qytetares fiktive Shqipe Tirana, me të cilën do të paiseshin të gjithë bashkatdhetarët tanë, nëse një shumicë e tyre dhuron votën e vet për rilindjen. 

Ekskluzive/ BE rrëzon sloganet e Ramës, integrimi nuk varet nga fitorja e PS

Për ta bërë më të përtypshëm manipulimin shefi i qeverisë u fut në rolin e predikuesit për budallenj, duke rrëfyer se kjo ishte mënyra e vetme, për të mos u diskriminuar në aeroporte, për të mos u pyetur më nga policët italianë, apo gjermanë, se ku do të flini, se sa para keni me vete apo se kur do të largoheni. 

Detaji i vogël i kësaj loje të ulët me këtë element të fortë psikologjik, është treguesi më domethënës për manipulimin e madh që po shpalos Edi Rama. Ai e di shumë mirë, madje edhe nëse jo, këshilltarët e tij nuk do e linin ta bënte këtë gabim, se ka një diferencë të dukshme midis një qytetari të BE-së dhe atij të një vendi që i përket hapsirës Shengen. I pari vërtet mund të lëvizë lirshëm në BE, por ama ai nuk i shmanget automatikisht kontrolleve në kufi. Pra edhe nëse mrekullia e predikuar ndodh, do të duhet shumë e shumë kohë që qasja ndaj shqiptarëve në aeroporte të jetë e njëjtë me atë ndaj francezëve, spanjollëve apo polakëve.

Dhe ky është versioni më optimal, pra, ai nëse të gjitha gjërat shkojnë vaj dhe BE i qëndron versionit të tanishëm, që për arsyet e veta gjeopolitike, të japë një sinjal me zgjerimin, duke i hapur dritën jeshile Tiranës dhe Podgoricës. 

Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma për tu bërë

Në realitet gjërat janë shumë më të vështira. Për të mbërritur te objektivi i përfundimit stë negociatave në vitin 2027, negociatorët e qeverisë shqiptare kanë ende përpara tyre 35 kapituj, prej të cilëve asnjërin se kanë mbyllur ende. Normalisht (ka dhe shembuj më të këqij), periudha mes hapjes së negociatave dhe finalizimit të tyre zgjat së paku 7 vite. Por edhe nëse Shqipëria i përfundon ato në mes të mandatit të ardhshëm, BE-sërish nuk është afër. Në rastin më të mirë, për antarësimin e plotë, do të duheshin së paku dhe dy tre vite, sa Kroacisë, Bullgarisë apo një nxënësi të mirë të BE-së, si Sllovenia. Ky proces i gjatë kërkon ratifikimin e traktatit, një për një, nga vendet anëtare me votë në parlament apo referendum. Kështu që sipas të gjitha llogarive edhe në hipotezën më fantastike, anëtarësimi në BE nuk është fare çështje këtij mandati katër vjeçar qeverisës, për të cilin do të garohet në 11 maj. 

Pastaj, për të hequr të gjitha barierat kufitare me Shengenin, me të cilat luajti Rama sot, mund të kërkoheshin edhe shtatë-tetë vite plus, sa ç’iu deshën Bullgarisë apo Rumanisë.           

Po atëherë pse i duhej Ramës ky manipulim i panevojshëm. Pse ai zgjodhi të flasë për heqjen e barrerave në aeroporte? Pse i porositi fushatëistët e vet të vizatonin pashaportën evropiane të Shqiponja Tiranës, kur ajo nuk ka lidhje me këtë mandat katër vjeçar?

Nga prepotenca në dëshpërim/ Vetëshkatërrimi i Veliajt në 11 hapa

Nëse bën llogaritë e afateve, nëse sheh probabilitetin real të rrugës sonë drejt Brukselit, pra nëse dekonstrukton spekullimin elektoral të kryeministrit, e ke më të lëhtë të gjesh edhe arsyen. Edi Rama fluturon drejt Evropës, pasi nuk qëndron dot në Shqipëri. Ai po mbyll një mandat ku është çertifikuar si kreu i një bande grabitësish, që me Lefter Kokën, që u prangos menjëherë pas zgjedhjeve të shkuara e deri me Veliajn, që përfundoi në burg në prag të të rejave. Për këto arsye ai nuk do të flasë për të djeshmen. Ai e ka të vështirë të kthejë kokën pas. Pikërisht për të shmangur këtë, ai po manipulon me të ardhmen. Ai po sillet si tregtar ëndërash. Edhe pashaporta evropiane e Shqiponja Tiranës është në shërbim të kësaj gënjeshtre, pasi Evropa po përdoret sërisht si gjethe fiku për hajdutët.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Përse e mbyllën Zërin e Amerikës?

Mbyllja nga administrata Trump e Zërit të Amerikës dhe e Radios Evropa e Lirë (Radio Free Europe) më shumë se SHBA-të shokoi qindra miliona ndjekës të tyre jash...

13:01

SPAK mes Ramës dhe Veliajt

Prej më shumë se një muaji, që kur SPAK u paraqit në zyrat e bashkisë, për ti vënë prangat kreut të saj, një pandehmë po qarkullon në tryezat mediatike dhe në q...

15:22

Klerikët e autoritarizmit

Paralelizmi i Neomalësores që kryeson listën e mbyllur të Partisë Socialiste në Shkodër me Lenka Çukon ka shkaktuar shumë reagime, që nga Kanadjaa, Strasburgu e...

19:39

Lamtumirë Lal, ky ishte fundi

Pas asaj që ka ndodhur ditët e fundit mund të thuhet pa frikë se ylli politik i Erion Veliajt është fikur. Dy ngjarje, që një koincidencë fatale i afroi pranë n...

15:55

Sa të reja janë prurjet e reja?

U publikuan listat e partive të mëdha për zgjedhjet e majit 2025 në Shqipëri. Prej njëzet e ca vitesh, qysh prej kohës kur Berisha futi në skenë KOP-in (Komitet...

08:15

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI