Flash

Perëndimi që lind në Ukrainë dhe vdes në Gaza

Lapsi.al 28 March 2025
Perëndimi që lind në Ukrainë dhe vdes në Gaza

Agresioni Rus në Ukrainë formësoi shumë shpejt një perëndim që artikulonte mbrojtjen e demokracisë përballë autoritarizmit, parimet ndërkombëtare të sovranitetit dhe të identitetit kombëtar përballë ambicieve imperiale, dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, edhe në kohë lufte. 

Ndonëse SHBA-të janë tërhequr tashmë nga ky lloj perëndimi ai vazhdon të artikulohet nga shumë vende Evropiane, si Gjermania, Franca, Spanja apo Britania të cilat vazhdojnë ta shohin luftën në Ukrainë si një përballje vlerash mes demokracisë dhe autoritarizmit, mes vetvendosjes kombëtare dhe imperializmit agresiv, mes të drejtave themelore të njeriut dhe dhunës ushtarake ndaj civilëve të pafajëshëm nga regjimi autoritar dhe fashist i Putinit. 

Fatkeqësisht e njëjta Evropë, që me të drejtë çirret për të drejtat e njeriut, sovranitetin dhe demokracinë në Ukrainë, hesht turpshëm për Gazën. Pikërisht aty ku në sytë e botës po zhvillohet genocidi më i dokumentuar dhe më publik në historinë e njerëzimit nga regjimi tashmë fashist i Benjamin Netanjahut. 

Qëllimi i Izraelit për të shfarosur jo vetëm Hamasin por të gjithë popullatën palestineze në Gaza është artikuluar publikisht nga zyrtarë të lartë të qeverisë Izraelite që i konsiderojnë palestinezët racë inferiore, duke i quajtur “kafshë” (shiko ketu). 

Pastrimi etnik i Gazës si e vetmja zgjidhje afatgjatë gjithashtu artikulohet publikisht nga ministrat e qeverisë Netanjahu, kuptohet edhe me bekimin e presidentit Trump (shiko ketu).

Bombardimi dhe vrasja masive e civilëve, shumica gra dhe fëmijë, shkatërrimi total i infrastrukturës së Gazës, që nga spitalet, maternitetet, deri tek shkollat, kombinuar me bllokimin e ndihmës humanitare, tregon se pastrimi i Gazës nga palestinezët nuk është thjesht retorikë por një objektiv i qartë i qeverisë së ekstremit të djathtë të Netanjahut.

Arrestimet arbitrare ndaj mjekëve dhe intelektualëve palestinez, torturat dhunimet dhe përdhunimet e dokumetuara që i bëhen të burgosurve në burgjet Izraelite nuk janë fenomene sporadike por sistemike dhe të mirë-dokumentuara (shiko këtu).

Ato janë produkt i ideologjisë raciste që dominon sot në Izrael dhe që ka normalizuar prej kohësh apartedin ndaj arabëve, trajtimin e palestinezëve si sub-human dhe për pasojë genocidin dhe pastrimin etnik të Gazës. 

Janë fenomene që e hedhin në erë mitin e Izraelit si e vetmja demokraci në Lindjen e Mesme. Aq më tepër sot kur lufta në Gaza bëhet mbi të gjitha për interesat e ngushta të Benjamin Netanjahut për të qendruar në pushtet dhe frymëzohet nga ideologjia fashiste e ekstremit të djathtë Izraelit që e mban në këmbë qeverinë e tij. Me një proces të hapur për korrupsion e vetmja mënyrë që ka Netanjahu për të mbetur jashtë burgut është qëndrimi në pushtet nëpërmjet një lufte pafund që frymëzohet nga shovinizmi zionist i të djathtës ekstreme që mban postet kyçe në qeverinë e tij.

Të gjitha këto fakte Perëndimi Evropian i ka të qarta, e megjithatë ai nuk bëzan. Ai denoncon autoritarizmin, agresonin, krimet dhe dhunën e Putinit por nuk thotë asnjë fjalë për dhunën, agresionin dhe krimet e Netanjahut kundër palestinezëve të pafajëshëm. Ai dënon nacionalizmin ekstremist rus, por injoron shovinizmin izraelit.

I njëjti Perëndim që i kërkon llogari Rusisë për fëmijët e rrëmbyer në kampet e edukimit Rus nuk thotë asnjë fjalë për mijëra fëmijë palestinez të varrosur në gërmadhat e Gazës nga bombat e Izraelit. Evropa që dënon pushtimin Rus të Ukrainës nuk dënon pushtimin e përditëshëm të Gazës, të Bregut Perëndimor apo të Libanit nga Izraeli. Përkundrazi ajo dhunon, arreston dhe cilëson si anti-semitist protestuesit që denoncojnë genocidin e palestinezëve nga Izraeli, madje edhe kur protestuesit janë hebrenj (shiko ketu).

Është kjo hipokrizi akute që i hedh në erë idealet perëndimore. Ajo, më shumë se gjithçka, ushqen ideologjinë nihiliste putiniste dhe trampiste se në botë nuk ka vlera por vetëm forcë. Se rendi ndërkombëtar liberal nuk është një ideal por një përrallë e mërzitëshme e interesave perëndimore. 

Është kjo hipokrizi e thellë e Perëndimit që legjitimon putinizmin në Evropë dhe trampizmin në SHBA. Në zgjedhjet e fundit presidenciale Kamala Harris dhe Partia Demokratike nga njëra anë denonconin racizmin, dhunën dhe ksenofobinë nacionaliste të Trampit kundër emigrantëve, nga ana tjetër armatosnin dhe mbronin shovinizmin, racizmin dhe genocidin e qeverisë Netanyahu kundër civilëve palestinez në Gaza. 

Ndaj Gaza është transformuar sot në një varrezë të madhe jo vetëm për Palestinezët por edhe për vetë Perëndimin që ka mbyllur sytë, veshët dhe gojën përballë genocidid dhe pastrimit etnik të palestinezëve. Një Perëndim që nuk e sheh, nuk e dëgjon dhe nuk e flet dot të vërtetën është një Perëndim i vdekur. Ose i padallueshëm nga nihilizmi putinist dhe trampist ku e vërteta është zëvendësuar prej kohësh me vullnetin dhe interesat e liderit.  

Artikull i Blendi Kajsiu shkruar enkas për Lapsi.al

Të këshilluara

Përse e mbyllën Zërin e Amerikës?

Mbyllja nga administrata Trump e Zërit të Amerikës dhe e Radios Evropa e Lirë (Radio Free Europe) më shumë se SHBA-të shokoi qindra miliona ndjekës të tyre jash...

13:01

SPAK mes Ramës dhe Veliajt

Prej më shumë se një muaji, që kur SPAK u paraqit në zyrat e bashkisë, për ti vënë prangat kreut të saj, një pandehmë po qarkullon në tryezat mediatike dhe në q...

15:22

Klerikët e autoritarizmit

Paralelizmi i Neomalësores që kryeson listën e mbyllur të Partisë Socialiste në Shkodër me Lenka Çukon ka shkaktuar shumë reagime, që nga Kanadjaa, Strasburgu e...

19:39

Lamtumirë Lal, ky ishte fundi

Pas asaj që ka ndodhur ditët e fundit mund të thuhet pa frikë se ylli politik i Erion Veliajt është fikur. Dy ngjarje, që një koincidencë fatale i afroi pranë n...

15:55

Sa të reja janë prurjet e reja?

U publikuan listat e partive të mëdha për zgjedhjet e majit 2025 në Shqipëri. Prej njëzet e ca vitesh, qysh prej kohës kur Berisha futi në skenë KOP-in (Komitet...

08:15

Kërcënimi i shqiptarëve nga trampizmi

Sot është e vështirë të imagjinosh se çfarë do kish bërë ndryshe Putini nëse do ish zgjedhur president i SHBA-ve në vend të Trumpit. Poshtërimi i Zelenskyt në S...

20:35

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI