Flash

Rama si padron i kohës dhe shkallmues i kalendarit

Lapsi.al 12 April 2025
Rama si padron i kohës dhe shkallmues i kalendarit

Socialistët thyen çdo kod politik duke e hapur fushatën e tyre elektorale sikur të qe nisja e një festivali folklorik kombëtar. Në manifestimin ku u ndërthurën tallavaja dhe folku, ndërmjet Belinda Ballukut që kërcente nën ritemet e “fierakes me fustan me xixa” dhe Hulsi Manjës që i uli njerëzit e tij këmbëkryq përballë një lahutari, u vunë re disa simbole që kërkojnë shpjegim. E para, askush nga drejtuesit e qarqeve nuk bëri një bilanc të katëvjeçarit, por u mjaftua vetëm me vënien e një basti për të ardhmen. Asnjëri prej tyre nuk e përmendi Partinë Socialiste, por vetëm Edi Ramën. Çudia ishte se në sheshin Skënderbej nuk shihej gjëkundi, ndonjë flamur i PS-së që organizonte tubimin, por valviteshin vetëm ai kombëtar dhe ai i BE-së.

Premtimi i Ramës: Shqipëria 2030 do jetë një Shqipëri e re, me tjetër fuqi e pozicion

Kjo atmosferë nuk arsyetohet thjeshtë vetëm me lartësimin e kultit të individit që tashmë ka hedhur rrënjë, në një parti ku të gjithë ëndërrojnë të kenë karrierrën e Mamicës, duke i thurrur lavde gojore Skënderbeut. 

Fabula ka mundësi të jetë pak më e ndryshme. Ngjan se tendenca është në lartësimin e Ramës dhe në lënien në hije të PS. Dikush me siguri duhet të mbajë përgjegjësi, për Kokën, Ahmetajn, Bllakon, Beqen, Dakon, Gjicin e së fundi Veliajn, që kanë qenë bij të partisë po që ia “kanë punuar pas shpine” liderit të saj. Pranddaj në këtë fushatë e para po qëndron pas kuintave, ndërsa Rama do të pushtojë të gjithë skenën. 

Më të qarta dhe më konkrete gjurmët e kësaj strategjie, që synon të fshehë korrupsionin galopant, të anashkalojë dhënien e llogarisë për gjërat e pabëra, të harrojë premtimet e pambajtura - që nga ato për reduktimin e pabarazisë, buxhetin e arsimit, shtimin e vendeve të punës, shëndetësinë falas etj-, u panë në fjalimin e Edi Ramës. As ai nuk e përmendi një herë të vetme emrin e Partisë Socialiste.

Kur ndryshe nga të tjerët, kryeministri u ngjit i vetëm në podium, në paradën e tij verbale u vu re një përpjekje për shkallimimin e kohës dhe përçudnimin e kalendarit. Gjatë monologut ajo që mungonte ishte e tashmja dhe 12 vitet që ai ka qeverisur. Për të mbuluar këtë hendek Rama zbriti deri në mesjetën e hershme, rrëmoi në kujtimet murgjve që kishin udhëtuar në Shqipërinë e shekujve XI-XII, u afrua deri tek Skënderbeu dhe Gjergj Fishta, për t’u hedhur, menjëherë më pas, tek pasaporta e BE-së dhe tek Shqipëria 2030. Lidhja artificiale e këtij kapërcimi ishte se vetëm përmes “Atij” shqiptarët mund ta bëjnë realitet vokacionin evropian të të parëve. Por thelbi i këtij manipulimi qëndronte tek ankthi për t’u përballur me të tashmen dhe me faktin e të qenit njeriu me më shumë vite pushtet i periudhës post komuniste.

Andi Bushati: Ku e gjeti Rama pashaportën e Shqipe Tiranës

Pikërisht për këtë arsye qeveria ka vendosur të kthejë në refren të fushatës pasaportën Evropiane dhe slloganin propogandistik se ajo arrihet “vetëm me Edin”.

Rama i pakompleksuar për sloganin e fushatës, personalizon anëtarësimin në BE (FOTO)

Edhe Rama edhe ata që ka përreth e dinë mirë që në një garë elektorale, nuk premtohet dot ajo që shkon përtej një mandati katër vjeçar. Ata janë të ndërgjegjshëm se Shqipëria nuk ka asnjë shanc real të bëhet anëtare e BE brenda këtyre afateve apo që qytetarët e saj të kenë në duar një pasaportë të barazvlefshme me atë të francezëve, gjermanëve apo italianëve. Por kjo është e vetmja mënyrë që ata kanë gjetur për t’u arratsisur nga e tashmja, nga hajdutëria dhe dështimet e njëpasnjëshme. Pikërisht për të shmangur këtë, Edi Rama u detyrua të zbresë dhjetë shekuj në kohë për tu katapultuar menjëherë në dekadën e ardhshme. Kjo shpjegon dhe arsyen se përse hapja e stome e fushatës mund të ngjante me gjithçka, përveçse me një manifetim elektoral. Njësoj si me ritmet folklorike, po ashtu edhe me tendencën për të prishur rrjedhën historike, qëllimi ishte i njëjtë: shmangja e llogaridhënies për 12 vite qeverisje.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Si po LALI-zohet propaganda e SPAK 

Publikimi i bisedave të përgjuara të Veliajt në burg, na tregoi përpos të tjerave, se SPAK, njësoj si partitë politike, apo edhe vetë kryebashkiaku në detyrë i ...

15:41

Zgjedhje për opozitën

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit të 2025 janë të parat në historinë tonë demokratike që nuk zhvillohen për të zgjedhur pushtetin por opozitën. Asnjëherë në hi...

11:16

Ku e gjeti Rama pashaportën e Shqipe Tiranës

Ndonëse në një përgjigje shteruese për Lapsi.al, delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë e bëri tërësisht të qartë se anatërësimi i vendit në Union nuk ndërv...

16:57

Përse e mbyllën Zërin e Amerikës?

Mbyllja nga administrata Trump e Zërit të Amerikës dhe e Radios Evropa e Lirë (Radio Free Europe) më shumë se SHBA-të shokoi qindra miliona ndjekës të tyre jash...

13:01

SPAK mes Ramës dhe Veliajt

Prej më shumë se një muaji, që kur SPAK u paraqit në zyrat e bashkisë, për ti vënë prangat kreut të saj, një pandehmë po qarkullon në tryezat mediatike dhe në q...

15:22

Klerikët e autoritarizmit

Paralelizmi i Neomalësores që kryeson listën e mbyllur të Partisë Socialiste në Shkodër me Lenka Çukon ka shkaktuar shumë reagime, që nga Kanadjaa, Strasburgu e...

19:39

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI