Flash

Atentati në Lundër, ngatërrimi fatal i dy makinave dhe hijet e hakmarrjes së vjetër

Lapsi.al 18 April 2025
Atentati në Lundër, ngatërrimi fatal i dy makinave dhe hijet e

Një atentat në Lundër pranë tregut Agro Ushqimor në Tiranë, ka lënë katër të rinj të plagosur, dy prej të cilëve të mitur, mes tyre edhe 11-vjeçari nip i pronarit të kompanisë së sigurisë private “Pelikan Security”. Të rinjtë udhëtonin me një mjet tip “Mercedes-Benz G Class” kur u qelluan me breshëri plumbash nga autorë ende të paidentifikuar. 11-vjeçari vijon të jetë në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Pista kryesore e hetimit të prokurorisë është se atentati ka qenë një ngatërrim shenjestre, pasi autorët dyshohet se ishin nisur për të vrarë Katerina Beqon, bashkëshorten e të ndjerit Roan Brahimi, i ekzekutuar rreth një vit më parë në një atentat në Greqi.

Sipas hetuesve, autorët e pritën kthimin e saj në Tiranë, ndërsa ngatërrimi fatal i automjeteve dyshohet se çoi në plagosjen e katër të rinjve. Beqo jeton në të njëjtin kompleks vilash në zonën e Lundrës ku banonin edhe të rinjtë e plagosur dhe për më tepër, përdoreshin makina të të njëjtit model dhe me targa të ngjashme. Për t'u saktësuar është se targa e makinës së Katerina Beqos ndryshon vetëm me një gërmë me makinën me të cilën udhëtonin të rinjtë natën e kaluar.

Ndërkohë disa orë më parë,  u vra në atentat në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendin, babai i Roan Brahimit. Ky i fundit, i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi, ishte një emër që mbante pas vetes një histori të errët lidhjesh me botën e krimit, hakmarrjes dhe atentateve seriale.

Roan Brahimi u vra në Athinë më 9 maj 2024, në sy të bashkëshortes dhe fëmijës së tij të mitur. Autorët, të veshur me të zeza dhe në motor, e qelluan me breshëri armësh në rrugën “Bajron”. Sipas policisë greke, motivi kryesor ishte larja e hesapeve mes bandave shqiptare, ndërsa pista kryesore në hetim lidhet me hakmarrjen e nisur pas një tradhtie që Roan-i kishte pasur në raport me grupin e Ervis Martinajt.

[caption id="attachment_995072" align="alignnone" width="640"]Nga e djathta, Roan Brahimi, Brilant Martinaj, Ervis Martinaj Nga e djathta, Roan Brahimi, Brilant Martinaj, Ervis Martinaj[/caption]

Hetimet tregojnë se Roan Brahimi kishte qënë njëherë viktimë e dhunës nga Ylli Brahja, një bashkëpuntor i Martinajt. Pasi u mor në një shtëpi që përdorej rregullisht nga njerëzit e Martinajt për t'i bërë presion kundërshtarëve, Roan Brahimi ishte dhunuar brutalisht dhe pas kësaj ngjarjeje kishte nisur hakmarrjen e tij.

Sipas dosjes hetimore, një prej shënjestrave ishte Brilant Martinaj që u vra në Fushë Krujë, bashkë me dy miqtë e tij. Menjëherë pas vrasjes së Brilant Martinajt, një nga emrat e shpallur në kërkim ishte Roan Brahimaj. Pas kësaj i erdhi radha Ylli Brahjas që u qëllua me breshëri armësh në Milot, atje ku mbeti i vrarë Klisman Preçit.

[caption id="attachment_995073" align="alignnone" width="640"]Gentian Bejtja Gentian Bejtja[/caption]

Emri i Roan Brahimit u lidh edhe me ekzekutimin e Gentjan Bejtjas, një person që u vra në shtëpinë e tij në Fushë Krujë. Dyshimet rreth tij u rritën pas arrestimit të dy personave të dyshuar për vrasjen e Bejtas, njëri prej të cilëve ishte kunati i Brahimit. Megjithatë, ndonëse hetuesit nuk arritën të ngrinin akuza të drejtpërdrëjta ndaj tij, emri i Roanit figuron në të gjitha skemat e atentateve të dy viteve të fundit.

Roan Brahimi njihej gjithashtu si mik i ngushtë i Ramazan Rrajës, nipit të deputetit socialist Rrahman Rraja, dhe ishte përfshirë edhe në disa episode kriminale në Lezhë.

Ngjarjet e fundit, vrasja e babait të Roan-it dhe atentati i ngatërruar në Tiranë, ndërthurin një rrjet të gjerë hakmarrjesh, ku shënjestërat nuk janë më aq të qarta, ndaj aty përfshihen viktima të pafajshme që ndodhen në vendin dhe makinën e gabuar.

Gjithçka po ndodh, tregon se fantazma e Ervis Martinajt vazhdon shfaqet në atentatet, për të treguar se loja ende nuk ka mbaruar./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI