Flash

Jennifer Lopez anulon 7 koncerte, “tërbohen” fansat

Lapsi.al 15 March 2024
Jennifer Lopez anulon 7 koncerte, “tërbohen” fansat

Jennifer Lopez ka anuluar shtatë datat e fundit të turneut të saj të ardhshëm.

Fansat  vunë re se Ticketmaster shtoi në heshtje njoftimet e anulimit në listimet e Nashville, Raleigh, NC, Atlanta, Tampa, Fla. dhe New Orleans për  "This Is Me…Now" në fillim të kësaj jave.

Të shtatë datat ishin planifikuar për nga 20 gushti deri më 31 gusht. Turneu tani është caktuar të përfundojë në qytetin e Nju Jorkut më 17 gusht.

Përveç detajeve të rimbursimit nuk është dhënë asnjë arsye konkrete e këtij vendimi që ka zemëruar jo pak fansat.

Koncertet e anuluara janë saktësisht një javë pas ditëlindjes së bashkëshortit të saj Ben Affleck.

Turneu “This is me now” fillon më 26 qershor në Orlando, Florida.

Ky turne shënon turneun e parë të Jennifer që nga turneu “It’s My Party” në 2019, ku artistja e njohur fitoi mbi 50 milionë dollarë nga shitja e biletave./Lapsi.al

Të këshilluara

Ribashkohen *NSYNC

*NSYNC u ribashkua për një set surprizë gjatë shfaqjes së Justin Timberlake të mërkurën mbrëma në Los Angeles, Kaliforni. Gjatë ndalesës së tij One Night Onl...

16:42

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI