Flash

Aktori i “Squid Game” dënohet për ngacmim se*sual

Lapsi.al 15 March 2024
Aktori i “Squid Game” dënohet për ngacmim se*sual
Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar për ngacmim se*sual, aktorin e Squid Game, Oh Young-soo. Young-Soo u shpall fajtor për sjellje të papërshtatshme ndaj një aktoreje në vitin 2017. Ai u dënua me tetë muaj me kusht dhe u urdhërua të ndiqte 40 orë mësime për dhunën seksuale. Prokurorët e akuzuan Young-Soo në vitin 2022, pasi një aktore, e cila nuk u identifikua, paraqiti një ankesë duke e akuzuar atë se e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme. Në shumë raste në gusht dhe shtator 2017, Young Soo e kishte përqafuar gruan, i kishte mbajtur dorën, e kishte puthur në faqe dhe ishte shtrirë në dhomën e saj të marrë me qira, ku kishte bërë komente seksuale. Disa muaj përpara se të akuzohej, Young See u bë koreano-jugori i parë që fitoi një Golden Globe, si aktori më i mirë për rolin e tij si Lojtari Nr. 001 në “Squid Game”.

Ai gjithashtu u nominua për një Emmy 2022 për performancën e tij në shfaqje, ende seriali më i ndjekur ndonjëherë në Netflix.

Të këshilluara

Ribashkohen *NSYNC

*NSYNC u ribashkua për një set surprizë gjatë shfaqjes së Justin Timberlake të mërkurën mbrëma në Los Angeles, Kaliforni. Gjatë ndalesës së tij One Night Onl...

16:42

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI