Flash

Aktorja Olivia Munn tregon luftën me kancerin

Lapsi.al 14 March 2024
Aktorja Olivia Munn tregon luftën me kancerin

Olivia Munn është diagnostikuar me kancer të gjirit.

Të mërkurën, aktorja e X-Men: Apocalypse, 43 vjeçe, postoi një seri fotosh në Instagram nga viti i kaluar kur ajo po trajtohej në spital pasi mësoi për diagnozën e saj.

“Në shkurt të vitit 2023,  bëra një test gjenetik që ju kontrollon për 90 gjene të ndryshme të kancerit,” filloi Olivia. “Unë u testova negativ për të gjithë, përfshirë BRCA (gjeni më i njohur i kancerit të gjirit). Edhe motra ime Sara sapo ishte rezultuar negative. Po atë dimër bëra edhe një mamografi normale.”

“Dy muaj më vonë u diagnostikova me kancer gjiri,” vazhdoi ajo. “Në dhjetë muajt e fundit kam pasur katër operacione, aq shumë ditë të kaluara në shtrat që as nuk mund t'i numëroj dhe kam mësuar më shumë për kancerin, trajtimin e kancerit dhe hormonet sesa mund ta imagjinoja ndonjëherë.”

"Çuditërisht, kam qarë vetëm dy herë. Mendoj se nuk kam pasur kohë për të qarë. " shtoi Munn. "E kam mbajtur private çështjen e diagnozës, edhe shqetësimin, terapinë e ilaçeve dhe rikuperimin. Më duhej të merrja frymë dhe të kaloja një nga pjesët më të vështira të jetës sime.

Aktorja më pas tregoi  se 30 ditë pas biopsisë së saj, ajo kishte një mastektomi të dyfishtë.

“Ndihesha nga ndierja plotësisht mirë një ditë, tek zgjohesha në një shtrat spitalor pas një operacioni 10-orësh të nesërmen. Jam me fat. Ne e kapëm me kohën e duhur duke pasur disa opsione shërimi. Unë dëshiroj të njëjtën gjë për çdo grua që mund të përballet me këtë një ditë," theksoi Olivia./Lapsi.al

Të këshilluara

Ribashkohen *NSYNC

*NSYNC u ribashkua për një set surprizë gjatë shfaqjes së Justin Timberlake të mërkurën mbrëma në Los Angeles, Kaliforni. Gjatë ndalesës së tij One Night Onl...

16:42

Ndahet nga jeta aktori Michael Culver

Aktori i “Star Wars”, Michael Culver, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Ai luajti kapitenin Lorth Needa në filmin e vitit 1980, “The Empire Strikes Back...

16:10

“The Gentleman” thyen rekord në Netflix

Seriali “The Gentlemen” është renditur së fundmi në vendin e parë të më të ndjekurve në Netflix në nivel global. Ky projekt është ngjitur në krye të listës g...

15:44

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI