Flash

Chris Evans dhe Alba Baptista shfaqen në publik pas dasmës

Lapsi.al 12 March 2024
Chris Evans dhe Alba Baptista shfaqen në publik pas dasmës

Chris Evans dhe gruaja e tij, Alba Baptista, bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në festën e Oscars të Vanity Fair 2024 të dielën mbrëma – gjashtë muaj pas martesës së tyre të fshehtë.

Aktori i "Fantastic Four" dhe aktorja e "Warrior Nun" u panë duke mbërritur së bashku për në mbrëmjen e mbushur me yje në Beverly Hills, Kaliforni, pas ndarjes së çmimeve të 96-të të Academy Awards.

Festimi i parë u zhvillua në shtëpinë e tyre në zonën e Bostonit me të ftuar, duke përfshirë bashkë-yjet e Evans në Marvel, Scarlett Johansson, Robert Downey Jr., Chris Hemsworth dhe Jeremy Renner. Dasma e tyre e dytë ndodhi në Portugali.

Një burim tha në atë kohë se dyshja ishin shumë seriozë në lidhje me privatësinë e tyre dhe personat që kishin marrë pjesë në dasmë që të nënshkruanin kontratë.

Aktorin i "Captain America" konfirmoi për herë të parë lidhjen e tij me Baptista-n në nëntor 2022, kur ata u kapën në një shëtitje romantike nëpër Central Park në New York City. Lajmi për romancën e tyre u konfirmua  pasi Evans u emërua mashkulli më seksi i popullit në fillim të atij muaji./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Matthew Perry nderohet në Oscars

Aktori i “Friends”, Matthew Perry u shfaq në nderimin e “Oscars” të këtij viti për ata që kanë ndërruar jetë vitin e kaluar. Aktori u gjet i vdekur në jakuzz...

12:57

Momentet më të veçanta nga Oscars 2024

Oscars  e këtij viti sollën emrat më të mëdhenj në Hollywood për një natë argëtimi dhe festë. Të bashkuar në Teatrin Dolby në Hollywood, Oscars i këtij viti ...

10:11

Çmimet Oscar 2024: Lista e plotë e fituesve

Më 10 mars u zhvillua ceremonia e 96-të e çmimeve Oscar, në teatrin “Dobly”, nën moderimin e Jimmy Kimmel. Filmi "Oppenheimer"dominoi ceremoninë me 7 çmime. Më ...

08:09

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI