Flash

Billie Eilish dhe vëllai i saj fitojnë për herë të dytë çmimin Oscar

Lapsi.al 11 March 2024
Billie Eilish dhe vëllai i saj fitojnë për herë të

Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas O'Connell fituan cmimin Oscar për këngën e tyre më të mirë origjinale " What Was I Made For?" nga Barbie. Kjo shënon fitimin e dytë të Oscar në këtë kategori, pasi ata morën çmimin për "No Time to Die" në 2022.

Kur Eilish doli në skenë, ajo shpërtheu duke qeshur nga emocioni. “Kam pasur një makth për këtë mbrëmë”, tha me shaka artistja. Ajo pranoi se "nuk priste" të fitonte përsëri, por ndihet "shumë me fat dhe e nderuar".

Ajo vazhdoi: “Jam mirënjohëse për këtë këngë dhe për këtë film dhe mënyrën se si më bëri të ndihem. Dhe, kjo është për të gjithë ata që janë prekur nga filmi dhe sa i pabesueshëm është ai.”

Përveç falënderimit të regjisorit dhe bashkë-skenaristes së Barbie, Gerwig, Eilish falënderoi shoqen e saj më të mirë Zoe Donahue që "luajti Barbie me mua duke u rritur", si dhe mësueset e saj të korit Miss Brigham dhe Miss T.

"What Was I Made For" konkurroi kundër të nominuarve të tjerë të Barbie "I'm Just Ken", si dhe "The Fire Inside" nga Becky G nga Flamin' Hot; “It never Went Away” nga Jon Batiste dhe Dan Wilson nga American Symphony; dhe "Wahzhazhe (A Song For My People)" nga Scott George dhe këngëtarët Osage nga Killers of the Flower Moon.

Të gjitha këngët e nominuara u interpretuan gjatë ceremonisë, duke përfshirë debutimin live të "I'm Just Ken". Performanca e Eilish ishte një interpretim mahnitës i baladës së saj fituese të Oscarit, e shoqëruar nga O'Connell dhe një orkestër./Lapsi.al

Të këshilluara

Matthew Perry nderohet në Oscars

Aktori i “Friends”, Matthew Perry u shfaq në nderimin e “Oscars” të këtij viti për ata që kanë ndërruar jetë vitin e kaluar. Aktori u gjet i vdekur në jakuzz...

12:57

Momentet më të veçanta nga Oscars 2024

Oscars  e këtij viti sollën emrat më të mëdhenj në Hollywood për një natë argëtimi dhe festë. Të bashkuar në Teatrin Dolby në Hollywood, Oscars i këtij viti ...

10:11

Çmimet Oscar 2024: Lista e plotë e fituesve

Më 10 mars u zhvillua ceremonia e 96-të e çmimeve Oscar, në teatrin “Dobly”, nën moderimin e Jimmy Kimmel. Filmi "Oppenheimer"dominoi ceremoninë me 7 çmime. Më ...

08:09

Vanessa Hudgens, nënë për herë të parë

Vanessa Hudgens zbuloi se do të bëhet nënë për herë të parë gjatë tapetit të kuq të Oscars ku u shfaq me barkun e rrumbullakosur. Ky do të jetë fëmija i parë...

21:49

Maluma bëhet baba për herë të parë

Maluma dhe e dashura e tij, Susana Gómez, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, një vajzë të quajtur Paris. "Më 9 mars në orën 8:23 të mëngjesit,...

20:32

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI