Flash

“Isha në dijeni që Bardhi do dilte”, Sara sqaron reagimin e djeshëm

Lapsi.al 10 March 2024
“Isha në dijeni që Bardhi do dilte”, Sara sqaron reagimin

E ftuar sot në emisionin “Big Brother Fan Club” ishte Sara Gjordeni e cila sqaroi situatën e djeshme pas largimit të Bardhit nga BBV3. Në Prime-in e djeshëm ajo tha që është pak skeptike në lidhje me daljen e papritur të tij , duke hedhur aludime se dalja ishte e planifikuar nga persona të tretë.

"Shumë njerëz thonë që dje u nxitova, fola në mënyrën e gabuar. Unë isha në dijeni që Bardhi do ta linte shtëpinë. Mendoj që nga stafi i tij mund të kishte pasur menaxhim më të mirë të situatës", u shpreh ajo.

E pyetur nga moderatorja, Enxhi Nasufi nëse ka ndonjë konflikt mes saj dhe menaxherit të Bardhit, Sara u përgjigj: "Përveç Bardhit dhe familjes së tij, nuk më intereson çfarë mendon një palë e tretë. Unë me Jetmirin (menaxherin) kam pasur një marrëdhënie shumë neutrale, kam kontaktuar vetëm për punë."

Të këshilluara

Ndahet nga jeta krijuesi i "Dragon Ball"

Akira Toriyama, krijuesi i serialit hit-anime "Dragon Ball" ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare. “Të dashur miq dhe partnerë, me dhimbje të thellë ju infor...

17:02

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI