Flash

Zbulohet dëshira e fundit e aktorit të ndjerë Matthew Perry

Lapsi.al 10 March 2024
Zbulohet dëshira e fundit e aktorit të ndjerë Matthew Perry

Matthew Perry donte një gjë para se të vdiste - dhe tragjikisht nuk e mori kurrë atë.

Kayti Edwards, ish e dashura dhe ish-asistentja e Matthew, foli ekskluzivisht për The Mirror për herën e fundit që e pa aktorin e Friends para vdekjes së tij tetorin e kaluar. Matthew ishte 56 vjeç kur u ndaj nga jeta nga "efektet akute" nga trajtimi me ketaminë që po merrte për depresionin.

Herën e fundit që ajo e pa atë ishte në Malibu, kur ai ishte fejuar me Molly Hurwitz. “E ndesha në këtë lokal të vogël të quajtur “Vitam Barn” në Malibu dhe ne u ulëm dhe biseduam ”, tha ajo.

Ajo kujtoi se u befasua kur mësoi se ai ishte fejuar, por tregoi se aktorin "gjithmonë dëshironte një familje". Tragjikisht, Matthew nuk arriti të kishte një fëmijë ose të martohej para vdekjes së tij.

"Të kishte fëmijë ishte një pjesë e madhe e ëndrrës së tij. Ndjehej sikur po rritej, kështu që nuk më çuditi që po martohej kaq shpejt. Ndjente se ora po i kalonte ", shtoi Kayti.

Edwards , e cila drejton një fermë shpëtimi kuajsh, në Yucca Valley, Kaliforni, shtoi se pavarësisht problemeve të tij ai mbeti një mik shumë i mirë për të deri në fund.

“Ai ishte gjithashtu një mik shumë i mirë për mua dhe me të vërtetë mbështetës kur fillova shpëtimin e kuajve,”u shpreh ajo, “Ai thjesht i donte kafshët dhe ishte shumë mbështetës për jetën time dhe udhëtimin tim.”/Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta krijuesi i "Dragon Ball"

Akira Toriyama, krijuesi i serialit hit-anime "Dragon Ball" ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare. “Të dashur miq dhe partnerë, me dhimbje të thellë ju infor...

17:02

Shawn Mendes rikthehet në skenë

Shawn Mendes po kthehet përsëri në qendër të vëmendjes dhe po përqafon rikthimin e tij në skenë. Këngëtari 25-vjeçar hyri në Instagram të enjten për të ndarë...

15:33

Ndahen Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet?

Fansat e Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet kanë shprehur shqetësimin se dyshja i ka dhënë fund lidhjes së tyre njëvjeçare. Dyshja janë munduar të mbajnë mar...

19:35

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI