Flash

Belgjika zbulon ekipin e Botërorit, Martinez thërret Lukaku e Hazard: Katar 2022 Origi do ta shohë nga divani

Lapsi.al 10 November 2022
Belgjika zbulon ekipin e Botërorit, Martinez thërret Lukaku e Hazard:
Në Katar me qendërsulmuesin e tyre më të mirë. Belgjika ka ftuar Romelu Lukakun dhe Charles De Ketelaere për Kupën e Botës në Katar. Trajneri i Djajve të Kuq, Martinez, është fokusuar te qendërsulmuesi i Interit dhe mesfushori sulmues i Milanit pavarësisht problemeve të tyre në muajt e parë të sezonit në Serie A. Do ta shohë nga divani kampionatin sulmuesi i Milan Origi, jashtë preferencave të teknikut. Ndërsa Saelemaekers është në pritje së bashku me tre lojtarë të tjerë deri në fillim të turneut. Nuk mungojnë emrat e mëdhenj të Belgjikës. Courtois në portë, ndërsa fari i mësfushës do të jetë De Bruyne. Pak emra kanë ndryshuar nga Rusi 2018 në zgjedhjet e Martinez. Tekniku ka preferuar ti besojë eksperiencës dhe grupit. Kështu, në skuadrën për Kupën e Botës është edhe Eden Hazard, ndonëse me Real Madrid pothuaj nuk e ka parë fushën fare. Në listën e 26 Djajve të Kuq është edhe ish-Napoli, tani te Galatasaray, Dries Mertens. Gjithësesi, për të bërë ndonjë ndryshim ka kohë deri në 24 orë para debutimit në Kupën e Botës.

ZGJEDHJET E MARTINEZ

Portierë: Casteels, Courtois, Mignolet Mbrojtës: Alderweireld, Debast, Faes, Theate, Vertonghen, Castagne, Meunier Mesfushorë: Carrasco, T. Hazard, De Bruyne, Dendoncker, Onana, Tielemans, Vanaken, Witsel, De Ketelaere, Doku, E. Hazard Sulmues: Mertens, Trossard, Batshuayi, Openda, Lukaku Lojtarë në pritje: Heynen, Lukebakio, Denayer, Saelemaekers.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI