Flash

Gjermania mes mungesave dhe dy “adoleshentëve”: Flick zbulon listën e lojtarëve për Katar 2022

Lapsi.al 10 November 2022
Gjermania mes mungesave dhe dy “adoleshentëve”: Flick zbulon

Gjermania ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e Kupës e Botës që do të zhvillohet në Katar. Trajneri Hansi Flick ka bërë publike listën e 26 futbollistëve. Ajo që bie në sy është mungesa e futbollistit të Inter Robin Gosens. Megjithatw befasitë nuk mungojnë. Flick i ka besuar eksperiencwn 'dimërore' të Katarit dy adoleshentëve Musiala e Moukoko.

Matts Hummels dhe Marco Reus të Borusias së Dortmundit dhe Werner nuk do të jenë për shkak dëmtimesh. Kështu, Hansi Flick preferoi David Raum dhe Christian Günter, dy futbollistët e RB Leipzig dhe Freiburg.  Ekipi ku është bazuar tekniku i Gjermanisë është natyrisht Bayern Munchen me 7 të përzgjedhur.

Niclas Füllkrug i Werder Bremen dhe 17-vjeçari i Borussia Dortmund Youssoufa Moukoko janë grumbulluar për herë të parë me Gjermaninë. Füllkrug është aktualisht golashënuesi më i mirë gjerman në Bundesligë me 10 gola në 13 ndeshje.

Lexo më tej: FOTO/ Brazili zbulon listën e lojtarëve për Katar 2022: nëntë sulmues, një 39 vjeçar dhe shumë yje jashtë

LOJTARËT E GRUMBULLUAR

Portierë: Manuel Neuer (FC Bayern München), Marc-André ter Stegen (Barcelona), Kevin Trapp (Eintracht Frankfurt)

Mbrojtës: Armel Bella Kotchap (Southampton), Matthias Ginter, Christian Günter (Freiburg), Thilo Kehrer (West Ham United), Lukas Klostermann, David Raum (RB Leipzig), Antonio Rüdiger (Real Madrid), Niklas Süle ( Borussia Dortmund)

Mesfushorë: Julian Brandt, Karim Adeyemi (Borussia Dortmund), Leon Goretzka, Joshua Kimmich, Jamal Musiala, (FC Bayern), Ilkay Gündogan (Manchester City), Jonas Hofmann (Borussia Mönchengladbach), Mario Götze (Eintracht Frankfurt).

Sulmues: Serge Gnabry, Leroy Sané, Thomas Müller (Bayern), Kai Havertz (Chelsea), Niclas Füllkrug (Werder Bremen), Youssoufa Moukoko (Borussia Dortmund).

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI