Flash

Video/ Dimarco fantastik, Inter shpartallon 6-1 Bolonjën: sukses edhe për Fiorentina e Torino

Lapsi.al 9 November 2022
Video/ Dimarco fantastik, Inter shpartallon 6-1 Bolonjën: sukses edhe

Inter kthehet te fitorja, pas humbjes në derbin e Italisë me Juventus. Zikaltrit e Simone Inzaghi shkatërrojnë 6-1 Bolonjën, duke u kthyer për momentin në zonën Champions. Dygolësh i Dimarco, protagonist absolut për Inter. Fitore edhe për Fiorentinën, që kaloi 2-1 Salernitanën. Nuk ka paqe për Stankovic, i ndëshkuar me karton të kuq dhe humbës 2-0 përballë Torinos.

INTER 6-1 BOLOGNA

Interi shkatërron Bolonjën 6-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 14 të Serie A dhe ngjitet përkohësisht në vendin e katërt. Zikaltrit arrijnë në renditje Atalantën. Goli rokambolesk i Lykogiannis (22') i trembi zikaltrit, por ata e përmbysën rezultatin që në pjesën e parë. Golat e Dzeko (26'), Dimarco (36') dhe Lautaro (42') i dhanë drejtim ndeshjes. Në pjesën e dytë kishte vend për dygolëshin e mbrojtësit Dimarco (48'), penalltinë e kthyer në gol nga Calhanoglu (59') dhe për devijimin e Gosens (76'). Realizime që e bënë pasivin shumë të rëndë për të besuarit e Motta. Nuk vonoi reagimi për humbjen në derbin e Italisë. Interi kapërceu lehtësisht Bolonjën dhe rifillon ngritjen pas goditjes së marrë në Stadium. Skuadra e Inzaghi, duke arritur të shfrytëzojë në maksimum gabimet e Roma, Atalanta dhe Milan kthehet të shijuar zonën Champions, duke pritur Verona-Juventus.

NDESHJET E TJERA

Një fitore e vuajtur, por shumë e rëndësishme për Fiorentina, që rikthehet në 10 të parët e Serie A. Viola kalojnë 2-1 Salernitana e duke e kaluar në renditje. Fiorentina kaloi në avantazh në minutën e 14' me Bonaventura, pastaj ditën të reagojnë pas golit të barazimit të Dia (55'). Vendimtar ishte Jovic, autori i golit të 2-1 në minutën e 82. Italiano buzëqesh, ashtu si edhe Juric. Torino mposhti Sampdorian 2-0, ku edhe Stankovic u ndëshkua me karton të kuq. Dorianët mbeten të parafundit me tre humbje radhazi dhe 6 pikë në 14 ndeshje. Golat për ekipin granata u shënuan nga Radonjic dhe Vlasic.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI