Flash

Video/ Roma ngec në Mapei, Mourinho i tërbuar: Lecce bën goditjen, thyen 2-1 Atalantën

Lapsi.al 9 November 2022
Video/ Roma ngec në Mapei, Mourinho i tërbuar: Lecce bën

Befasi në Serie A, me Romën e Atalantën që tronditen nga rezultatet e mesjavës. Mourinho bllokohet në Mapei përballë Sassuolos në një 1-1 që e lë jashtë zonës Champions. Shkoi më keq për Atalantën e mundur 2-1 nga Lecce, që i largohet zonës së rënies.

SASSUOLO 1-1 ROMA

Roma e Mourinho nuk riniset. E pas derbit të humbur ndaj Lazio, verdhekuqtë nuk shkuan përtej 1-1 në fushën e Sassuolo. Një ndeshje e komplikuar në stadiumin Mapei, e përzier në vlerat në fushë edhe nga zgjedhjet e formacionit të dy trajnerëve. Sfidë që u vendos në dhjetë minutat e fundit të lojës, pas tetëdhjetë të tjerave me sulme e kundërsulme pak a shumë në distancë. Sassuolo ndalon Romën në 1-1 në javën e 14 të Serie A. Në stadiumin Mapei ishte mbrëmja e rikthimit në gol të qendërsulmuesve. Pas gabimeve të Shomurodov nga njëra anë dhe Laurienté nga ana tjetër, Abraham realizoi me një goditje të fuqishme me kokë. Anglezi shënoi në krosimin e Mancinit dhjetë minuta nga fundi. Megjithatë, pas Abraham, radha ishte e sulmuesit të Sassuolos, Pinamonti të rikthehej te goli. Italiani i mori kohën Smalling në shtyllën e parë për të fiksuar barazimin.

LECCE 2-1 ATALANTA

Arritje e Lecce në shtëpi kundër Atalanta, në javën e katërmbëdhjetë të Serie A. Puljezët rrëmbyen kështu pikë të rënda për renditjen, duke u larguar nga zona e rënies. Skuadra e Gasperinit në humbjen e dytë radhazi (i treti në katër të fundit) u largua nga kreu. Bergamaskët janë tani -11 nga Napoli. Baschirotto dhe Di Francesco në dy minuta i dhanë kryesimin e dyfishtë vendasve. I kotë goli i flamurit të Zapata në pjesën e parë. Goditje e fortë në cështjen mbijetesë për Lecce, që mposhti Atalanta 2-1 në shtëpi, duke dënuar zikaltrit -11 nga Napoli. Gasperini humbet kështu mundësinë për të kapur Milanin në vendin e dytë. Puljezët, ndërkohë, janë pesë pikë mbi vendin e tretë nga fundi.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI