Flash

Muriel shpërthen kundër arbitrit Mariani: "Nëse arbitron në orën 18 mos e fikso darkën në 20"

Lapsi.al 6 November 2022
Muriel shpërthen kundër arbitrit Mariani: "Nëse arbitron

“Nëse duhet të arbitrosh në orën 18:00, mos e cakto darkë në orën 20:00, se pastaj nuk arrin në kohë”. Me një postim në Instagram, të hequr më pas, sulmuesi i Atalantas, Luis Muriel, ka vënë në shënjestër arbitrin Mariani. Kolumbiani nuk ka qenë farë dakord për shtesën e vogël të dhënë në fund të ndeshjes ndaj Napolit. Muriel e humbi ndeshjen kundër të kaltërve të Spalletti për shkak të dëmtimit. Kolumbiani po lufton me një dëmtim të pjesshëm në tendinën e aduktorëve në këmbën e djathtë. Muriel do të kthehet vetëm pas pauzës për Botërorin.

Lexo më tej:Video/ Napoli përmbys Atalantën dhe merr arratinë: vendosën Osimhen e Elmas

Napoli u imponua 2-1 me përmbysje në fushën e Atalantës dhe tani është + 6 nga Milan. Bergamaskët ndoshta nuk e meritonin të humbisnin, por shpenzuan shumë raste e në fund u ndëshkuan. Në minutën e 19' Lookman nuk gaboi nga 11 metra. Napoli u përgjigj me golin e Osimhen në minutën e 23 dhe Elmas 10 minuta më pas. Atalanta u ndal nga traversa në pjesën e dytë, por Muriel e ka nxjerrë inatin te Mariani, për punë minutash shtesë. Napoli është tashmë i shkëputur në krye të renditjes, ndërsa Atalanta ka zbritur në vendin e tretë.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI