Flash

FOTO/ 90 minutat e fundit të Pique përpara tërheqjes: Camp Nou i rezervon brohoritjet, edhe Xavi del në fushë

Lapsi.al 5 November 2022
FOTO/ 90 minutat e fundit të Pique përpara tërheqjes: Camp Nou i

Emocione të mëdha në Camp Nou, për ndeshjen e fundit të Gerard Pique. Qendërmbrojtësi të enjten, në mënyrë të papritur, njoftoi vendimin e tij për t'u tërhequr nga futbolli. Shokët e skuadrës së Barcelonës, duke hyrë në fushë për ndeshjen e Ligës kundër Almerias, mbajtën veshur të gjithë fanellën me numër 3 të mbrojtësit spanjoll. Në fushë zbriti edhe Xavi, për t'i treguar respektin një prej lojtarëve më të rëndësishëm në triumfet e Barcelonës.

Lexo më tej: Nuk do ta veshë fanellën me sponsor ‘Shakira’, Pique braktis futbollin: “Të shtunën ndeshja e fundit në Camp Nou”

Për Pique, i kujtuar gjithashtu nga tifozët me brohoritje dhe pankarta, janë 15 sezone te Barça për gjithsej 616 ndeshje. Mbrojtësi ka shënuar bukurinë e 52 gola dhe ka ngritur lart 30 trofe. Në palmaresin e Pique janë 8 kampionate spanjolle, tre Champions League dhe tre Kupa Bote për klube. Qershia mbi tortë është Botëror (2010) dhe Europiani (2012) i fituar me fanellën e Spanjës.

Sa për ndeshjen, Barcelona triumfoi 2-0 ndaj Almerias, duke u kthyer provizorisht në vendin e parë. Pas penalltisë së humbur nga Leëandoëski në minutën e 7, blaugrana pritën pjesën e dytë për të zhbllokuar ndeshjen. Në minutën e 48 Dembele shënoi golin e parë, ndërsa De Jong mbylli llogaritë në të 62. Standing Ovation për Pique, i zëvendësuar në minutën e 84' nga Christensen. Barcelona është në vendin e parë me 34 pikë, por mund të kalohet sërisht nga Real Madrid, i impenjuar të hënën në transfertën me Rayo Vallecano. Blancos janë të dytët aktualisht me 32 pikë.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI