Flash

"Topi në qendër... e gol": Egjipti e Algjeria dështuan, por Salah e Mahrez e gjejnë një mënyrë të jenë në Katar

Lapsi.al 19 October 2022
"Topi në qendër... e gol": Egjipti e Algjeria dështuan,

Egjipti dhe Algjeria janë dy kombëtaret e shkëlqyera nga kontinenti afrikan që mbetën jashtë Botërorit të Katarit. Megjithatë, dy yjet e kombëtareve të tyre respektive, Mohamed Salah dhe Riyad Mahrez, do të jenë gjithësesi në Katar. Sipas asaj që raporton Stad Doha, dy mëngjarashët e Liverpoolit dhe Manchester City do të shkojnë në Gjirin Persik. Jo për të zbritur në fushë, por në një rol krejtësisht të ri.

Sipas transmetuesit katariot, beIN Sports ka punësuar Salah dhe Mahrez si komentatorë ekspertë për ndeshjet e Kupës së Botës. Një rol krejt i ri për ta, që me siguri do të kishin dashur të ishin në fushë. E jo në tryezën e komenteve. Lajmi se dy lojtarët afrikanë duhet të fluturojnë drejt Katarit për të bashkëpunuar me transmetuesin e pasur të shtetit arab mbetet ende për t'u konfirmuar. Kjo edhe për shkak se shumë klube do të përfitojnë nga pauza e kampionateve për të organizuar turne dhe faza përgatitore.

Lexo më tej: FOTO/ Salah e lojtarët e Egjiptit u verbuan me lazer nga tifozët: te penalltitë, rezultoi vendimtare

Egjipti dhe Algjeria nuk arritën fatkeqësisht të kualifikoheshin në Kupën e Botës, të mundura përkatësisht nga Senegali dhe Kameruni. Por sipas thashethemeve, Salah dhe Mahrez duhet t'i bashkohen ekipit të super komentuesve, të krijuar nga transmetuesi i famshëm me qendër në Katar. Vetëkuptohet që tarifat e tyre me siguri nuk do të jenë më të lirat për beIN Sports.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI