Flash

"Piper e kripë", por Dobi e ktheu në skuadër: Kukësi, pesë fitore radhazi e asnjë gol i pësuar

Lapsi.al 19 October 2022
"Piper e kripë", por Dobi e ktheu në skuadër:

Kush do ta mendonte që përzierja e kripës e piperit që Enkelejd Dobi kishte në kokë do të krijonte recetën e duhur për Kukësin. Tekniku i ri i preferon analogjitë dhe për të qenë në të njejtën linjë, gatimi i tij te Kukësi ka patur shije e bukuri. Bukurinë e pesë fitoreve radhazi mes kampionatit e Kupës. E atë të 10 golave të shënuar, pa pësuar asnjë.

Statistikat Dobit ja prish vetëm debutimi me Partizanin, i mundur 1-2 në shtëpi. Atëherë, në fakt, tekniku kishte më shumë se katër ditë që kishte marrë detyrën. E nuk ishte as ndeshja që do të donte si të parën, i vënë menjëherë përballë kryesuesve të kampionatit. Nga aty gjërat ndryshuan. Ndoshta transformimi taktik, ose ndoshta nuhatja për të përzgjedhur konceptin e lojës të përshtatshëm për lojtarët në organikë. Por Dobit ju desh fare pak për të ndryshuar marsh. 5 fitore radhazi, tre në kampionat, asnjë gol i pësuar dhe një 4-4-2 që duket se po nxit aftësitë jo vetëm të Gabriel Barbosas, por ka nxitur edhe rikthimin e Basa.

Lexo më tej: Krahasimi me Brad Pitt, shembujt e gatimit dhe llogaritë gabim: prezantohet trajneri i ri i Kukësit

Nga ana tjetër, detaji që nuk duhet anashkaluar kurrësesi është hermetizimi i një prapavijë që në 5 javë kishte pësuar 7 gola. E fundit, por jo për nga rëndësia, është se Kukësi po luan një futboll interesant. Ekipi ka fizionominë e tij, kreativ përpara dhe pa hapësira mbrapa. Skuadra mbetet e shkurtër dhe kombinimi mes lojës në krahë dhe vertikalizimeve po ekzalton virtuozitetin e individëve. Egjitha kjo përtej lojës në grup.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI