Flash

Fotografohet duke u puthur me reperin 22 vjeçar: Wanda Nara e L-Gante nuk fshihen më

Lapsi.al 18 October 2022
Fotografohet duke u puthur me reperin 22 vjeçar: Wanda Nara e L-Gante nuk

Në rrjetet sociale kanë 'mbirë' fotot që Mauro Icardi ndoshta nuk donte t'i shihte kurrë. Wanda Nara puthet me një burrë tjetër, reperin e ri L-Gante. Këngëtari 22-vjeçar dhe sipërmarrësja argjentinase, menaxhere e ish-bashkëshortit Mauro Icardi, kanë kohë që kanë një marrëdhënie të ngushtë. Shumë, përfshirë futbollistin, kanë pohuar javët e fundit se marrëdhënia mes Wanda Nara dhe reperit ishte thjesht një marifet publiciteti. Fotot e shfaqura në orët e fundit, megjithatë, mund t'i bëjnë të gjithë të ndryshojnë pak mendjen…

Nara dhe L-Gante, gjatë qëndrimit në Argjentinë, të tashmë ish-zonjës Icardi, ishin parë disa herë bashkë. Kjo edhe për shkak të bashkëpunimit komercial mes të dyve. Një bashkëpunim që mesa duket ka rezultuar në diçka më të qëndrueshme. E fotot e vjedhura në një mbrëmje në Quilmes e vërtetojnë. Fundjavën e kaluar, 35-vjeçarja argjentinase e shoqëroi reperin në një emision dhe më pas të dy u ndanë, duke shkëmbyer puthje, të sigurt që nuk do të shiheshin. Por këto ditë asgjë nuk i shpëton kamerave të smartfonëve...

Dëshmitarët tregojnë për puthjet e panumërta mes Narës dhe L-Gante deri në orët e vona të natës. Pastaj edhe një mëngjes në një restorant të ushqimit të shpejtë. Këngëtari 22-vjeçar deklaroi të gjithë interesimin e tij për Narën. “Po njihemi” tha ai për shtypin argjentinas, duke ndezur thashethemet dhe atë ‘cirk mediatik’ për të cilin ishte ankuar Mauro Icardi ditët e fundit në një Instagram live. Në Amerikën e Jugut shfaqen dokumente zyrtare që vërtetojnë se Wanda i ka dhënë mandat një avokati italian për të vazhduar me kërkesën e ndarjes. Ndërkohë, Icardi në Turqi ndoshta vazhdon të shpresojë për rikthimin e saj.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI