Flash

"Armiqtë" e futbollit nominojnë CEO, Reichart: "Vështirësitë e lojës europian nuk zgjidhen vetë"

Lapsi.al 19 October 2022
"Armiqtë" e futbollit nominojnë CEO, Reichart:
Ideja e Super League nuk është fshirë, përkundrazi. E tashmë ka një Administrator të Deleguar: 48-vjeçarin gjerman Bernd Reichart. Lajmin e bujshëm e bëri të ditur A22 Sports Management. Kjo është edhe kompania europiane e zhvillimit të marketingut të sportit që qëndron pas projektit Super League. “Objektivi i tij i parë do të jetë përfshirja në një dialog të gjerë dhe intensiv me një numër të madh palësh të interesuara. Këtu përfshihen klubet, lojtarët, trajnerët, tifozët, përfaqësuesit e mediave dhe politikanët - thuhet në shënim -. Qëllimi është të inkurajojë zhvillimin e një modeli të qëndrueshëm sportiv për garat evropiane të klubeve. Janë ato që pasqyrojnë më së miri interesat e përbashkëta dhe afatgjata të tifozëve dhe komunitetit të futbollit në tërësi". “Situata aktuale e futbollit europian është e mbushur me një sërë vështirësish që nuk do të zgjidhen vetë" - tha Reichart -. Presidentët e Real Madrid, Barcelona dhe Juventus kanë shprehur së fundmi këndvështrimin e tyre për problemet me të cilat po përballet sporti ynë. Unë mendoj se ata po bëjnë pyetjet e duhura. Personalisht jam i emocionuar që mund të dëgjoj kaq shumë zëra të ndryshëm në mënyrë që komuniteti evropian i futbollit të mund të gjejë përgjigjet e sakta. Loja që të gjithë e duam do të përfitojë nga një dialog i sinqertë, i hapur dhe i pakufizuar, për një të ardhme më të mirë, përmes një procesi serioz reformash”.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI