Flash

Grushta mes presidentit të Rayo Vallecano dhe menaxherit të De Tomas: hundë e thyer dhe urgjencë për drejtuesin

Lapsi.al 13 September 2022
Grushta mes presidentit të Rayo Vallecano dhe menaxherit të De Tomas:

Degjeneroi në grushta takimi mes presidentit të Rayo Vallecanos dhe menaxherit të sulmuesit të Espanyol, Raul de Tomas. Të dy tani akuzojnë njëri-tjetrin. Drejtuesi pranon se menaxheri e ka goditur me kokë, ndërsa ky i fundit pretendon se ishte presidenti ai që e goditi i pari.

Skuadra e La Ligës ka hyrë së fundmi në negociata me menaxherin e de Tomas, Ivan Garcia. Megjithatë, bisedimet nuk shkuan siç pritej. Klima, në fakt, është tejnxehur. Raul Martin Presa, president i Rayo Vallecanos, thotë se ai u sulmua nga Garcia.

45-vjeçari pretendon se ka përfunduar edhe në spital madje dhe gjatë daljeve të fundit publike ka vendosur një fashë në hundë: “Ishte një goditje me kokë krejtësisht e papritur – tha Presa për shtypin spanjoll – Ishte veprimi i një kriminel, një veprim prej burracaku, shumë i neveritshëm". Garcia argumenton, ndërkohë, se ishte presidenti që e sulmoi atë. SPORTbible kontaktoi ICM Stellar, agjencia së cilës i përket menaxheri, për një koment, por pa sukses.

Pas fitores 2-1 ndaj Valencias, Rayo Vallecano me anë të një shënimi zyrtar konfirmoi se Presa ka bërë një denoncim formal ndaj Garcias: “Është rrënjësisht e rreme që Raul Martin Presa sulmoi Ivan Garcian. Ivan Garcia sulmoi Raul Martin Presan duke e goditur me kokë në fytyrë të enjten vonë në mbrëmje. Vetëm për shkak se u sulmua, Raul Martin Presa thirri policinë, shkoi në urgjencën e një qendre mjekësore për të marrë ndihmën mjekësore dhe menjëherë bëri një denoncim zyrtar kundër Ivan Garcias në departamentin e policisë. Përhapja e lajmeve të rreme të djeshme që ne i kemi përgënjeshtruar këtu është një strategji e dobët mbrojtëse e Ivan Garcias përballë problematikave ligjore me të cilat përballet”.

Sa i përket sulmuesit de Tomas, asnjë transferim për të raportuar. 27-vjeçari aktualisht ka qëndruar te Espanyol. Lojtari, pas grindjes me trajnerin Diego Martinez, u la në pankinë në 5 ndeshjet e para të sezonit. Spanjolli me shumë gjasa do të largohet nga skuadra së shpejti edhe pse nuk do të mund të luajë për klubin e tij të ri deri në janar.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI