Flash

Në Stadium kishte vetëm 5 telekamera për pozicionin jashtë loje: Juventus më i dëmtuari nga VAR

Lapsi.al 13 September 2022
Në Stadium kishte vetëm 5 telekamera për pozicionin jashtë

Më shumë se 24 orë pas fishkëllimës së fundit, Juve-Salernitana vijon të krijojë debat për golin e Milik, i vlefshëm, i anuluar për shkak të një pozicioni jashtë loje të Bonuccit, inekzistent. Shpjegimi i AIA-s, që e hodhi fajin te mungesa e imazheve në lidhje me pozicionin e Candrevës, theksoi se nuk kishte kamera të mjaftueshme në Stadium për të mbuluar të gjitha situatat e lojës. Të disponueshme për të zbuluar çdo pozicion jashtë loje, ishin vetëm pesë nga 12 gjithsej, plus ato të Goal Line Technology dhe asaj taktike të Lega Serie A. Ky është standardi më i ulët mes atyre që janë vënë në dispozicion për drejtim dhe Var. E kjo është arsyeja pse pozicioni i Candrevës u zhduk papritur, duke shkaktuar një tërmet të vogël.

Si një palë e dëmtuar, Juventus nuk ka paraqitur zyrtarisht një ankesë dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë, por ka lënë të kuptohet një lloj paqartësie. Mbi të gjitha sepse u vendos që të mbështeteshin te Var, edhe pse ishin të vetëdijshëm se nuk i kishin në dispozicion të gjitha imazhet e nevojshme. Madje, aksioni nisi nga një goditje këndi dhe është e pamundur të ketë shpëtuar prania vendimtare e lojtarit të Salernitanas, i cili pengonte krosin e Cuadrados. Prandaj, arbitrat duhej të rrëzonin apriori indikacionet e atyre që ishin në monitor, që nuk mund të gjykonin mbi imazhe të paplota. Përkundrazi, do të na duhej të mbështeteshim në gjykimin e atyre në fushë, arbitri dhe asistenti, i cili kishte dhënë golin e Milikut të vlefshëm.

Fakti është se, sipas asaj që ka arsyetuar "la Repubblica", Juve është skuadra që nga futja e Var, ka pësuar numrin më të madh të korrigjimeve në të kundërt (44) dhe që ka bilancin më të keq (-21). Por ky ishte një gabim i dukshëm që kushtoi dy pikë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI