Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Goli i anuluar i Milik, tërheq vëmendjen e një kompanie ajrore: "Avionët tanë janë më të besueshëm se VAR"

Lapsi.al 12 September 2022
Goli i anuluar i Milik, tërheq vëmendjen e një kompanie ajrore:
Java e fundit e kampionatit në Itali pa gjyqtarët dhe sistemin Var të rikthehen me forcë në qendër të stuhisë, me episode të dyshimta dhe gabime flagrante në shumë ndeshje të luajtura gjatë fundjavës. Goli i anuluar ndaj Milik për pretendimin e pozicionit jashtë loje të Bonucci në sfidën mes Juventusit dhe Salernitanas ka ngjallur polemika të pafundme, në kohën kur goli do t'i lejonte bardhezinjtë të merrnin 3 pikët në fund të ndeshjes. Në rrjetet sociale, komentet për episodin nuk mbarojnë, me tifozët shumë të zemëruar dhe të tjerë që kanë ironizuar ngjarjen. Te këta të fundit me siguri bën pjesë edhe linja e njohur ajrore me kosto të ulët Ryanair... VAR i mohoi gëzimin e golit të fitores sulmuesit polak për pozicionin jashtë loje të Bonuccit, i pozicionuar në trajektoren e goditjes, por në realitet i mbajtur në lojë nga Antonio Candreva i vendosur pranë flamurit të këndit. Një episod që i tërboi bardhezinjtë në fushë, me vetë Milik, Cuadrado dhe Allegri të përjashtuar në një sekuencë të shpejtë që ndezi shumë polemika. Por ka edhe nga ata, si Ryanair Italia, që përfituan nga incidenti për të tallur teknologjinë Var. Linja ajrore e njohur irlandeze ndau pamjet e episodit të diskutueshëm në Tëitter duke komentuar mjaft ashpër: “Aeroplanët tanë janë sidoqoftë më të besueshëm se VAR”, shkruan Ryanair në profilin e tij italian. Në fakt, e diela e fundit sigurisht që nuk është nga ato për t'u mbajtur mend për arbitrat e Serie A dhe as për teknologjinë që duhet t'i mbështesë ata. E përvec tifozëve të inatosur, kjo cështje ka përfshirë me sa duket edhe kompanitë ajrore...

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI