Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Krahasimi me Brad Pitt, shembujt e gatimit dhe llogaritë gabim: prezantohet trajneri i ri i Kukësit

Lapsi.al 12 September 2022
Krahasimi me Brad Pitt, shembujt e gatimit dhe llogaritë gabim: prezantohet

“Kam ikur në vitin 1996 dhe erdha se ka një projekt ambicioz. Për sa pranova e kam një rivalitet dhe me veten time, për mbijetesë nuk kisha ardhur". Enkelejd Dobi, është trajneri i ri i Kukësit, i prezantuar në krah të Administratorit të klubit, Lavdërim Gjici dhe drejtorit sportiv të ri Naim Halili. Ish-sulmuesi do të zëvendësojë Skënder Gegën të dorëhequr pas katër javëve të para. “Për mua mund të jetë dhe një trampolinë. Karriera ime ka nisur me Apoloninë në moshat 16, 18 dhe pastaj nga Kategoria e Tretë deri në Kategorinë Superiore. Kam ardhur në vendlindjen time, kjo është një provë për mua".

Tekniku, dukshëm i impresionuar është ngatërruar disi me llogaritë, i ngacmuar për faktin se titullin duhet ta fitojë, ashtu si deklaroi vetë, duke nisur nga -7 pikë në krahasim me Partizanin kryesues: "Çdo problem ka zgjidhje edhe pse jemi 7 pikë pas. Në start nuk jemi mirë, por do bëjmë ç’është e mundur ta kapim ritmin dhe të tjerët. Janë edhe 32 javë dhe 66 pikë për tu fituar - tha Dobi, që sigurisht nuk është se mban mend kohën kur fitorja vlente dy pikë - . Momenti i duhur – “Ndonjëherë duhet të jesh në kohën e duhur në vendin e duhur. Asnjëri nuk e di se çfarë do të ndodhë pas dy muajsh".

Tekniku i ri i Kukësit pastaj nis shembujt e gatimit, në përpjekje për të bërë gati recetën me të cilën do të sistemojë brumin e lojtarëve që ka në dispozicion: “Nuk kam ardhur këtu për të bërë Lazanjën, të shoh çfarë kam material për ta përgatitur. Kripa dhe piperi janë në çdo vend njësoj, por duhet të dimë sa dhe si duhet ta hedhim. Ta gatuajmë, ta skuqim, ta zimë që të dalë diçka e shijshme dhe kjo do kohë.”

Në fund edhe një krahasim, që pak lidhje ka me futbollin: "Detajet duam që të jenë në anët tona. Nuk kam ardhur këtu se do të bëj çudira, do të bëj punën që më është ngarkuar. Unë nuk jam Brad Pitt, jam me një klub ambicioz”, përfundoi Dobi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI