Flash

F1/ Në Monza Safety Car vendos fitoren e Verstappen: publiku fishkëllen, FIA në shënjestër të tyre

Lapsi.al 11 September 2022
F1/ Në Monza Safety Car vendos fitoren e Verstappen: publiku

Max Verstappen fiton "në pasarelë" Çmimin e Madh të Italisë, që përfundoi nën regjimin e një makine sigurie për shkak të McLaren të Ricciardo të ndaluar katër xhiro nga fundi midis dy kthesave të Lesmos. Një menaxhim pak reagues dhe konfuz i Drejtimit të Garës nuk e lejoi Charles Leclerc - i cili ishte pas holandezit - të luajë gjithçka me holandezin në sprintin e fundit drejt flamurit me kuadrate. Në shkallën e tretë të podiumit qëndron George Russell me Mercedes, Carlos Sainz i katërti me Ferrarin tjetër, përpara Lewis Hamilton dhe Sergio Perez.

Më shumë se vetë rezultati GP e Monzës do të kujtohet për një finale për t'u harruar në 100 vjetorin e cirkuitit, me Max Verstappen që fitoi përpara Charles Leclerc dhe George Russell, por pas Makinës së Sigurisë. Rrëmujë e madhe e drejtimit të garës vetëm disa xhiro nga fundi, me Safety Car që nuk arriti të vendosej menjëherë përpara liderit të garës, duke humbur në mënyrë efektive pesë xhiro të garës kur McLaren i Ricciardos u detyrua të tërhiqej nga gara duke mbetur në pistë. Fitore e merituar për holandezin, por një tjetër lapsus i FIA-s që i hoqi spektaklin xhirove finale, duke shkaktuar reagimin e publikut që fishkëlleu me pakënaqësi.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI