Flash

Video/ Infarkt tifozit, Ledesma i hedh mjekëve defibrilatorin: Barcelona triumfon pas një ore ndërprerje

Lapsi.al 10 September 2022
Video/ Infarkt tifozit, Ledesma i hedh mjekëve defibrilatorin: Barcelona

Momente dramatike në Cadiz: ndeshja e La Liga mes vendasve dhe Barcelonës është ndërprere rreth minutës së 81-të për shkak të një ataku kardiak të një tifozi në tribunën pas portës së Cadiz. Portieri i Cadiz, Ledesma, hodhi defibrilatorin në tribuna për t'ia çuar pajisjen mjekëve sa më shpejt të jetë e mundur. Tension i madh në fytyrat e lojtarëve - disa u lutën - e heshtje në stadium, në pritje të përditësimeve për tifozin, i cili u transportua me ambulancë me urgjencë në spital. Ekipet u kthyen në dhomat e zhveshjes dhe më pas dolën në fushë për të luajtur minutat e fundit të ndeshjes, që në ishte në atë çast 2-0 për blaugranat në orën 21:05.

Pas gati një ore ndërprerje, skuadrat luajtën 10 minutat e mbetura plus ato shtesë, duke filluar nga 0-2 i maturuar nga golat e De Jong në minutën e 55 dhe Lewandowski në të 65. Polaku, pesë minuta pas rikthimit në fushë i dha Ansu Fati mundësinë të bënte tris në të 86, ndërsa Dembele në të dytën shtesë kompletoi pokerin katalanas.

LaLiga Santander Spain

Rayo Vallecano 2-1 Valencia

Espanyol 2-3 Sevilla

Cadiz 0-2 Barcelona

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI