Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Video/ Handanovic pret, Brozovic befason Torinon në minutën e 89': Inter ngrihet pas humbjeve, duke vuajtur

Lapsi.al 10 September 2022
Video/ Handanovic pret, Brozovic befason Torinon në minutën e

Pas disfatës në derbi dhe humbjes me Bayern Mynih në Champions League, Interi ngre kokën dhe rikthehet të fitojë në fund të një ndeshje të vështirë dhe të vuajtur. Në javën e gjashtë të Serie A, skuadra e Inzaghit mundi në minutën e fundit Torinon me rezultatin 1-0 dhe arriti në kuotën e 12 pikëve. Në San Siro, në pjesën e parë, granatat i morën frymën manovrës zikaltër dhe luajtën me më shumë thellësi, duke e detyruar Handanovic të bënte një ndërhyrje vendimtare ndaj Vlasic. Në pjesën e dytë, numri një i zikaltërve vazhdoi të mbajë ekipin e tij në lojë me pritjet e rëndësishme, ndërsa në fund Brozovic (89') vendosi ndeshjen me një prekje në zonë pas asistit perfekt të Barella.

Zgjatja ekstreme e Brozos në perëndimin e ndeshjes i dhuroi Interit tre pikë që dukeshin të pashpresuara, të arritura me forcën e dëshpërimit dhe jo me qartësinë dhe idetë e skuadrës, kundër një Toro që në pjesën më të madhe të takimit kishte bërë një figurë shumë më të mirë se zikaltrit. Nëse Inzaghi mundi të përfitonte nga ky shpërthim nervash dhe zemre në fund të ndeshjes, ia ka borxh mbi të gjitha kapitenit të rikuperuar, Handanovic, i cili u rikthye në vendin e tij mes shtyllave, i impenjuar kryesisht në pjesën e dytë për t'iu kundërvënë ofensivës së pandaleshme granata. Megjithatë, problemet për Inzaghin vazhdojnë të digjen poshtë hirit, edhe pse kjo fitore është si ujë në shkretëtirë: jep jetë të re për skuadrën në një pikë të rëndësishme të sezonit. Torino largohet nga San Siro me një keqardhje: po të kishin guxuar më shumë në kohën e duhur, rezultati do të ishte shumë ndryshe.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI