Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Klopp rrezikon pankinën si asnjëherë më parë: drejtuesit të zhgënjyer për një gabim të madh të tij

Lapsi.al 10 September 2022
Klopp rrezikon pankinën si asnjëherë më parë:

Drejtuesit e Liverpool janë zhgënjyer nga Jurgen Klopp për një gabim, më i madhi që kur ai ka ardhur në Anfield. Një javë për t'u harruar për Reds që në stadiumin Armando Maradona të Napolit humbën 4-1 ndaj italianëve. Një debutim në Champions League për t'u harruar për skuadrën angleze, e cila tashmë po tenton të rikuperojë në kuadër të ndeshjeve të ardhshme europiane dhe të kampionatit. Gjermani, për momentin, mbetet në stolin e Liverpool, por në Merseyside klima nuk është e qetë. Drejtuesit e klubit janë të zhgënjyer me Klopp. Për humbjen e Napolit? Në të vërtetë, jo. Ish-tekniku i Borussia Dortmund ka bërë një gabim, më të madhin që nga hyrja në Premier League.

Gabimi ka një emër dhe një mbiemër: Darwin Nuñez. Blerja e uruguaianit, shpjegon El Pais, është gabimi më i madh i Jurgen Klopp që prej uljes në stolin e Reds, të paktën sipas drejtuesve. 23-vjeçari mbërriti nga Benfica në verë për 75 milionë euro, por marrëveshja “parashikon një shpërblim të ndryshueshëm me shumën totale që mund të arrijë në 100 milionë euro”. Blerja më e shtrenjtë ndonjëherë për shoqërinë. Lojtari, i cili shënoi 34 gola në 41 ndeshje sezonin e kaluar, ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare deri në qershor 2028.

Pas pakënaqësive të para në Premier League dhe tronditjes së pësuar në Napoli, drejtuesit e klubit janë mbledhur për të analizuar situatën dhe duket se e kanë drejtuar gishtin nga blerja e sulmuesit. Një investim që deri më tani nuk ka dhënë rezultat.

Lojtari, në ditën e debutimit të tij me fanellën e Reds, u përjashtua me karton të kuq për shkak se i dha një goditje me kokë Andersen të Crystal Palace. E kuqja i kushtoi Nuñezit tre javë skualifikim për sjellje të dhunshme. Me Liverpool deri më tani ka koleksionuar 2 gola në 3 paraqitje në të gjitha garat. Pak për drejtuesit e lartë të klubit, të cilët shpresonin për performancë shumë më të mirë. Tani Reds shpresojnë vetëm që uruguaiani të kthehet në një makinë shënimi.

Të këshilluara

Milot Rashica surpriza e Gallatasarait

Galatasaray ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin dhe klubin e tij, Norwich City Football Club, për huazimin e Milot Rashicës. Lojtari i Përf...

07:37

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI