Flash

Testet diagnostike tregojnë kohën e rikuperimit të Osimhen: dëmtim i shkallës së dytë në bicepsin femoral

Lapsi.al 10 September 2022
Testet diagnostike tregojnë kohën e rikuperimit të Osimhen:

“Dëmtim i shkallës së dytë të bicepsit femoral të djathtë”. Ky është rezultati i testeve diagnostike të cilave iu nënshtrua sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen në mëngjesin e sotëm. Nigeriani u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 41-të të ndeshjes debutuese të të kaltërve në Champions League kundër Liverpool për shkak të një problemi muskulor.

Siç raporton klubi napoletan, Osimhen ka nisur të kryejë terapinë që të enjten. Ai do të kthehet në fushë pas pushimit për impenjimet e kombëtares: prandaj do të humbasë ndeshjen e Serie A kundër Spezias të planifikuar për të shtunën në orën 15:00 në Maradona dhe atë të së dielës në datën 18 në San Siro kundër Milanit, por edhe daljen e dytë në Champions League të martën e ardhshme në Glasgoë kundër Rangers.

Osimhen ishte në dyshim deri pak orë para ndeshjes kundër Liverpool për një problem me aduktorët, por më pas ai u konsiderua i rikuperuar, aq sa u vendos nga Spalletti në njëmbëdhjetëshen titullare. Pastaj erdhi dëmtimi i ri, që do të vazhdojë ta mbajë larg fushës nigerianin.

Të këshilluara

Milot Rashica surpriza e Gallatasarait

Galatasaray ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin dhe klubin e tij, Norwich City Football Club, për huazimin e Milot Rashicës. Lojtari i Përf...

07:37

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI