Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Video/ Mbappé si pronar i PSG. Hakimi i kërkon ndjesë për një pasim, francezi i kthehet: “Nuk mjafton të të vijë keq”

Lapsi.al 10 September 2022
Video/ Mbappé si pronar i PSG. Hakimi i kërkon ndjesë për
Kohët e fundit është folur shumë për sjelljen e Kylian Mbappe ndaj shokëve të tij të skuadrës. Disa javë më parë, për shembull, ai dhe Neymar përfunduan në faqet e para të gazetave për grindjen e tyre për një penallti. Po në të njëjtën periudhë, gjatë ndeshjes së Ligue 1 kundër Montpellier, 23-vjeçari e ofendoi dukshëm Vitinha dhe refuzoi të merrte pjesë në një kundërsulm të PSG-së për shkak se nuk kishte marrë pasimin nga shoku i tij i skuadrës. Në atë ndeshje, francezi i dha edhe një shtytje të qëllimshme Messit. Argjentinasi pasi ndjeu goditjen u fiksua nga kamerat ndërsa e shikonte me habi. Megjithatë, këto nuk janë episodet e vetme që hedhin hije mbi lidershipin dhe sjelljen e Mbappé. Në fakt, është shfaqur një video ku shihet kampioni i botës dhe shoku i tij i skuadrës Achraf Hakimi duke folur në tunel për një gabim të bërë nga ish-lojtari i Inter. Mbrojtësi i djathtë i kërkon falje francezit, por Mbappé nuk e pranon ndjesën e tij. Klipi, i Prime Video, me shumë gjasa daton në sezonin e kaluar. Mbappé dhe Hakimi janë në tunel në pritje për t'u rikthyer në fushë pas pjesës së parë në një ndeshje. Francezi, duke u kthyer nga shoku i tij, i thotë: "Të betohem, shiko videon". Kylian i referohet një pasimi të keq nga marokeni gjatë një kombinimi në pjesën e parë. Hakimi nuk insiston, i zgjat dorën shokut i kërkon falje: “Nëse është kështu, më vjen keq”. Kampioni i Botës pranon shtrëngimin e duarve, por jo ndjesën, duke i thënë mbrojtësit të krahut: “Nuk mjafton të të vijë keq, më jep një pasim të bukur”. Nerva të tensionuara në një dhomë zhveshjeje plot yje. Ka shumë episode dhe Mbappé nuk është gjithmonë protagonist i debateve. Trajneri i ri Christophe Galtier duhet të përpiqet të bëjë bashkë shumë emra të mëdhenj për të krijuar një ekip koheziv. Një mision me të cilin janë përplasur edhe paraardhësit e tij, jo gjithmonë me sukses.

Të këshilluara

Milot Rashica surpriza e Gallatasarait

Galatasaray ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin dhe klubin e tij, Norwich City Football Club, për huazimin e Milot Rashicës. Lojtari i Përf...

07:37

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI