Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Video/ Një 'Pirat' nuk mjafton për të ndaluar Real Madrid: Blancos përmbysin me poker golin e Muriqit

Lapsi.al 11 September 2022
Video/ Një 'Pirat' nuk mjafton për të ndaluar Real

Suksesi i pestë radhazi dhe vendi i parë i vetëm në renditje. Kështu Real Madridi në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të La Liga i përgjigjet Barcelonës me fitoren 4-1 ndaj Mallorca. Në Santiago Bernabeu, Blancos, pa të dëmtuarin Karim Benzema, e panë veten në disavantazh në minutën e 35-të me Muriqin që nënshkroi golin e avantazhit. Vazhdon momenti i mirë i sulmuesit kosovar në Spanjë, por në shtesën e pjesës së parë Valverde barazoi me një gol kryevepër. Pastaj, Vinicius (72'), Rodrygo (89') dhe Rudiger (94') i dhanë fitoren 4-1 Realit.

Tre pikë dhe i vetëm në krye të renditjes. Real Madrid, pa yllin e tij Karim Benzema të bllokuar për shkak të dëmtimit, vuajti por në fund mposhti 4-1 Mallorca. Në terrenin e Santiago Bernabeut, vendasit e nisën ndeshjen fort dhe iu afruan disa herë portës kundërshtare me Kroos dhe Rodrygo. Në momentin më të mirë të "blancos", Mallorca kaloi në avantazh: goditja e lirë e Kant-In gjeti kokën e Muriqit që e dërgoi topin nën traversë. 1-0 për miqtë dhe reagimi i Real ishte i frikshëm. Pas shumë rastesh, barazimi erdhi vetëm në minutat shtesë të pjesës së parë, kur në të 48 Valverde goditi në hyrje të zonës duke e dërguar topin në kryqëzimin e shtyllave: e kotë përpjekja e Rajkoviç për të bllokuar topin.

Në pjesën e dytë, skuadra e Aguirre e nisi shumë mirë takimin me Sanchez që shpenzoi golin e 2-1 të mundshëm. Ancelotti atëherë hodhi në fushë Modric, Carvajal, Fernandez dhe Camavingan dhe muzika ndryshoi brenda pak minutash. Në minutën e 72-të, Rodrygo shërbeu një asist për Vinicius i cili përmbysi rezultatin me të djathtën dhe i çoi blancos përpara. Për brazilianin ky është goli i katërt në këtë kampionat. Në fund, kampionët e Spanjës mbyllën përfundimisht ndeshjen: fillimisht Rodrygo (89') dhe më pas Rudiger (94'), me golin e parë për Realin, nënshkruan pokerin. Skuadra e Ancelottit fluturon në krye të Ligës me pikë të plota.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI